☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,219 ▼ -3.6% ETH $1,989 ▼ -3.24% XRP $1.3272 ▼ -2.62% SOL $82.5800 ▼ -4.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Fluks në rritje i kosovarëve drejt Shqipërisë

KOSOVA-466x350Fluksi ne rritje i kosovarëve qe udhetojne drejt bregdetit shqiptar për pushimet e verës raportohet nga media në Kosovë, duke iu referuar burimeve policore nga të dy anët e kufirit. Për pesë ditë, nga 1 deri në 6 gusht, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri, kryesisht për qëllime turistike, 80765 shtetas kosovarë, me 21584 automjete. Ndërsa kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 55073 shtetas kosovarë, me 19812 automjete.

Këto janë të dhënat e shtypit të sotëm në Prishtinë, me titullin në ballinë “Për pesë ditë në Shqipëri kanë hyrë mbi 80 mijë kosovarë”. Gjatë javës së kaluar, sipas një raportimi televiziv nga vendngjarja mbrëmjen e së dielës, në hyrje-dalje në pikëkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri në Vërmicë ka pasur rreth 130 mijë udhëtarë të regjistruar.

Kjo verë në median kosovare sjell edhe reportazhe nga bregdeti shqiptar, një prej te cileve ishte edhe sot në mëngjes në një nga televizionet për Plazhin e Gjeneralit.
Nga fillimi i muajit korrik, Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë, duke zbatuar Memorandumin e Bashkëpunimit, patrullojnë së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik. Marrëveshja është nënshkruar në  28 qershor në qytetin e Prizrenit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi  dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.