Ekonomia

FMN përmbyll vizitën në Tiranë, në mesditë konferencë të përbashkët për shtyp

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Anita Tuladhar përfundon sot vizitën 2-javore në vendin tonë, vizitë e cila lidhej me rishikimin e shtatë të Programit.

Vizita e misionit të FMN-së do të përmbyllet me një konferencë për shtyp, e cila është njoftuar se do të mbahet në mesditë në ministrinë e Financave. Në konferencën e përbashkët për shtyp të znj. Tuladhar, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të paraqiten konkluzionet e arritura në kuadër të rishikimit të shtatë të Programit.

Misioni i FMN-së nisi vizitën në vendin tonë më 9 mars. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, misioni zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministra të kabinetit, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, por edhe disa takime teknike me drejtorë të ministrive. Gjatë takimeve u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare dhe mbi klimën ekonomike në vend.

Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të kësteve të radhës të kredisë që bordi i Fondit miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të 72.4 milionë eurove dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button