☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.10 ▼0.76%
ARI 4,615 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,943 ▲ +1.78% ETH $2,075 ▲ +2.97% XRP $1.3373 ▼ -0.35% SOL $83.8000 ▲ +1.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.10 ▼0.76 % ARI 4,615 ▲1.26 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.10 ▼0.76 % ARI 4,615 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të krijojë probleme me administrimin

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është dakord me vendimin e qeverisë për të futur biznesin e vogël në skemën e TVSH-së. Top Channel ka mësuar se gjatë diskutimeve me qeverinë, misioni i FMN-së ka shprehur rezerva për këtë nismë, duke dhënë dhe argumentet përse.
FMN mendon se shtrirja e TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të krijojë probleme me administrimin, duke rritur kostot për Tatimet dhe duke mos sjellë të ardhurat që pretendohen për buxhetin e shtetit.
Përfshirja e 70 mijë bizneseve të vogla në TVSH nënkupton se administrata fiskale do të duhet të përpunojë rreth 100 mijë deklarata shtesë TVSH-je të paktën një herë në tre muaj.
Paralelisht, inspektorët e Tatimeve do të duhet të kontrollojnë me mijëra kërkesa për rimbursim nga biznesi i vogël, çka mund të vështirësojë më shumë punën e administratës.
Skeptizicmi i FMN për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është i hershëm, pasi kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri diskutohet një nismë e tillë.
Por sa herë që qeveritë kanë tentuar ta vënë në jetë atë janë përballur me kundërshtimin e Fondit. Madje, ky është një qëndrim që FMN nuk e mban vetëm në Shqipëri, por edhe në ekonomitë e tjera.
Në dokumentat zyrtare të publikuara nga Departamenti i çështjeve fiskale të FMN rekomandohet që pragu i TVSH-së të mos jetë asnjëherë zero, por biznesi i vogël të mbetet i përjashtuar deri në një kufi xhiroje, i cili varion nga njëri vend në tjetrin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.