☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,573 ▲0.42%
DOW 51,723 ▼0.5%
NASDAQ 25,390 ▲0.89%
NAFTA 95.98 ▼0.5%
ARI 3,938 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,758 ▲ +0.28% ETH $2,298 ▲ +1.18% XRP $1.2804 ▲ +2.31% SOL $93.5600 ▲ +0.02%
S&P 500 7,573 ▲0.42 % DOW 51,723 ▼0.5 % NASDAQ 25,390 ▲0.89 % NAFTA 95.98 ▼0.5 % ARI 3,938 ▼0.8 % S&P 500 7,573 ▲0.42 % DOW 51,723 ▼0.5 % NASDAQ 25,390 ▲0.89 % NAFTA 95.98 ▼0.5 % ARI 3,938 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Witkoff dhe Kushner në Kiev, përpjekje e re amerikane për t’i dhënë fund luftës

KIEV, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur sot në Kiev, në vizitën e tyre të parë në kryeqytetin ukrainas, raportuan disa medie.

Agjencia ukrainase e lajmeve “Unian” publikoi pamje ku dy negociatorët amerikanë shihen duke mbërritur në qytet me tren.

Vizita zhvillohet në një moment të tensionuar, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës.

Witkoff dhe Kushner pritet të zhvillojnë gjatë ditës bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Një ditë më parë, dy të dërguarit amerikanë u takuan në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas raportimeve, negociatorët amerikanë kanë paraqitur propozime të reja në Moskë, por detajet e tyre ende nuk janë bërë publike.

Vizita në Kiev shihet si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës.

Ndërkohë, si Moska ashtu edhe Kievi kanë shprehur skepticizëm për mundësinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të premten se kushtet për përfundimin e luftës ende nuk janë plotësuar.

Kyrylo Budanov, shefi i kabinetit të Zelenskyt, tha gjithashtu se nuk pret që luftimet të përfundojnë para pranverës së vitit 2027.

Ai paralajmëroi se Rusia mund të kryejë sulme të tjera të mëdha ajrore ndaj Ukrainës gjatë dimrit.

Vizita e Witkoff dhe Kushner në Kiev vjen ndërsa të dyja palët vazhdojnë përshkallëzimin e konfliktit.

Presidenti Putin kërkon kontrollin e plotë të rajonit industrial të Donbasit, ndërsa forcat ukrainase nuk planifikojnë të tërhiqen nga pjesa e mbetur e rajonit të Donetskut.

Dronët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në luftë.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj me dronë ndaj Ukrainës, ndërsa Kievi ka përqendruar një pjesë të sulmeve në industrinë ruse të naftës dhe objektiva ekonomike në thellësi të territorit rus, në përpjekje për të dëmtuar ekonominë e Moskës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.