Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.33 ▼1.9%
ARI 4,670 ▲2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,305 ▲ +0.59% ETH $2,362 ▼ -0.43% XRP $1.4227 ▲ +1.5% SOL $87.2500 ▲ +3.06%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.33 ▼1.9 % ARI 4,670 ▲2.22 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.33 ▼1.9 % ARI 4,670 ▲2.22 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Fondet e BE për Ballkanin, 1.07 miliardë euro në 2018

“Shqipëria është vend kandidat dhe në bazë të kushteve të përmbushura, Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë një rekomandim për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, thotë Komisioni Europian në Strategjinë e publikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga këndvështrimi ekonomik, statusi i Shqipërisë si vend kandidat i BE-së (2014)  ka inkurajuar investimet e huaja dhe, si rezultat,  ka sjellë rritjen e vendeve të reja të punës.

Zgjerimi dhe rritja e angazhimit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor është një perspektivë e besueshme.

Llogariten 8.9 miliard euro të investuara gjatë periudhës 2007-2017. Ndërsa 1.07 miliardë euro janë të parashikuara për vitin 2018.

Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor

Sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Europian në Shqipëri, totali i tregtisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2016 llogaritet 43 miliardë euro. Potenciali ekonomik i marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor është i madh.

Kompanitë e Bashkimit Europian janë investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Shënohen mbi 10 miliard euro investime të huaja direkte gjatë pesë viteve të fundit.Ballkani Perëndimor është një treg me rreth 18 milionë konsumatorë dhe potenciali i ardhshëm ekonomik shihet te rritja e shpejtë ekonomike e vendeve si dhe te një kërkese e brendshme më e lartë.

Sigurimi i mjeteve financiare për një anëtarësim të suksesshëm

Instrumenti për Para Anëtarësim i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në përgatitjet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

Fondet e para-anëtarësimit të BE-së janë një investim i shëndoshë për të ardhmen e vendeve të zgjerimit dhe vetë BE-së. Ato ndihmojnë përfituesit të bëjnë reforma politike dhe ekonomike, duke i përgatitur ata për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga anëtarësimi në BE. Këto reforma u japin qytetarëve të tyre mundësi më të mira dhe lejojnë zhvillimin e standardeve të barabarta me ato që gëzojnë qytetarët e BE-së. Fondet e para-anëtarësimit gjithashtu ndihmojnë BE-në të arrijë objektivat e veta në lidhje me një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike, furnizimin me energji, transportin, mjedisin dhe ndryshimet klimatike, etj.

Financimet nga instrumenti për asistencë para anëtarësimit do të përshtaten edhe më shumë me nevojat e vendeve. IPA: Instrumenti për asistencë para-anëtarësimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja mbështet reformat në ‘vendet e zgjerimit’ me ndihmë financiare dhe teknike. Fondet e IPA- tani në periudhën e dytë të saj – zhvillojnë kapacitetet e vendeve gjatë gjithë procesit të pranimit, duke rezultuar në zhvillime progresive dhe pozitive në rajon.

Bashkimi Europian ka riafirmuar mbështetjen e tij pa ekuivok për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.Ndërsa javën e parë të muajit shkurt, Komisioni Europian shpalosi strategjinë e re për një perspektivë të besueshme për zgjerim dhe angazhim të shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar të ardhmen evropiane të rajonit si investim gjeostrategjik për një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar.

Implementimi i kësaj strategjie do të kërkojë rritjen e fondeve.

Mbështetja e BE-së dhe bashkëpunimi me partnerët e saj në rajon jep sot përfitime konkrete: mundësi për të udhëtuar, për studime jashtë vendit, përmirësim gradual të qeverisjes dhe sundimit të ligjit, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.