Ekonomia

Fondet “Start – Up”, shpallen shtatë fituesit

Shtatë sipërmarrje private kanë fituar të drejtën për t’u financuar nga fondet e buxhetit të shtetit si sipërmarrje “Start- Up”.

Nga rreth 20 aplikime, Komisioni i Aprovimit të Granteve (KAG) për Fondin “Start- Up” miratoi vetëm shtatë.

Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve fituese janë nga Tirana. Ato i përkasin sektorëve si, artizanati, bimët medicinale, teknologjia e informacionit dhe komunikacionit, druri dhe tekstilet.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hapi zyrtarisht aplikimet në muajin shkurt. Janë rreth 300,000 lekë që mund të përfitohen për të zhvilluar një biznes “Start- Up”. Qeveria lehtësoi kushtet e përfitimit nga fonde, duke bërë të mundur që të përfshiheshin edhe subjektet pa përvojë.

Fondi ka për qëllim të mbështesë bizneset e sapo krijuara “Start- Up” në Shqipëri, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë. Një sipërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 300,000 lekë për projekt. Skema mbulon 70% të shpenzimeve të miratuara brenda limitit të mësipërm. Pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button