☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,118 ▲ +0.3% ETH $2,287 ▲ +1.98% XRP $1.3561 ▲ +0.02% SOL $85.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Fondi i Librit- 18 biblioteka pasurohen me 6 mijë ekzemplarë të rinj

18 biblioteka publike dhe universitare në mbarë vendin janë pasuruar sot me 6 mijë ekzemplarë të rinj, në kuadër të nismës më të re të Ministrisë së Kulturës, që është dhurimi i Fondit të Librit.

kumbaro-1Në ceremoninë e organizuar sot me drejtuesit e bibliotekave kryesore publike dhe ato universitare, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vlerësoi këtë nisëm, ndërsa theksoi se ” ky është një premtim i shpallur në shtator të 2014 dhe që përmbushet plotësisht ditën e sotme”.

Dhurimi i Fondit të Librit në dobi të bibliotekave më të rëndësishme publike dhe atyre universitare është nisma më e re e shpallur nga Ministria e Kulturës në vijim të politikave të saj për nxitjen e leximit, zgjerimin e audiencave letrare, nxitjen e krijimtarisë së zhanreve letrare dhe përhapjes masive të kulturës së librit.

kumbaro-dhurim-librash-(1)Janë afro 6 mijë ekzemplarë me një shumë rreth 10 milionë lekë, të cilat iu dhuruan 18 bibliotekave në mbarë vendin, bazuar në kontributin dhe profesionalizmin që kanë treguar në dobi të komunitetit të lexuesve lokalë për të nxitur leximin dhe kulturën e librit nëpër qytetet e Shqipërisë.

Në aktivitetin e organizuar në sallën e eventeve të ministrisë së Kulturës, bibliotekat publike u përfaqësuan në nivel drejtorësh dhe ato universitare në nivel rektori ose zv/rektori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.