Formula 1: Antonelli fiton në Japoni, udhëheq kampionatin
Kimi Antoneli i skuderisë së Mercedes ka fituar garën e madhe të Japonisë, e dyta fitore këtë sezon për pilotin italian, që tashmë ka marrë dhe kryesimin e kampionatit të pilotëve në Formula 1, pas tre garave të para të zhvilluara.
“Uau, i’a dolëm. Isha me fat, ju falenderojë të gjithëve”, ishin fjalët e para të italianit 19-vjeçar, i cili pas fitores në Kinë javën e shkuar, ka triumfuar edhe në Japoni këtë të dielë, duke koleksionuar fitoren e dytë në karrierë.
“Ndihem shumë mirë. Jam në rrugë të mbarë për të konkuruar për titullin kampion. Nisja nuk ishte më e mira, por duhet të them se pata fat me futjen e makinës së sigurisë, që mëdha mundësinë të ruaja vendin e parë pas pitstopit”, u shpreh Antonelli.
Antoneli udhëheq kampionatin e pilotëve, duke thyer dhe një rekord si piloti më i ri në moshë, vetem 19 vjeç, që udhëheq klasifikimin e Formula 1. Antoneli është ngjitur në kuotën e 72 pikëve, 9 më shumë se Russel dhe 23 më shumë se Leclerc.
Në vend të dytën në garën e madhe të Japonisë u rendit Oscar Piastri i Mclaren, ndërsa Charles Leclerc i Ferrarit pas një dueli deri në loinjën e finishti me George Russel të Mercedes, arriti të ngjitet në podium, duke siguruar vendin e tretë.
Në vendin e pestë u rendit Lando Norris i McLaren, teksa Ferrari i Hamilton vetëm në vendin gjashtë. Verstapen i RedBull, që ishte fituesi në fuqi i garës e përfundoi garën në vendin e tetë.
Pas tre garave të para, Mercedes udhëheq bindshëm botërorin për konstruktor e ndjekur nga Ferrari e më pas Mclaren.
/a.f/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.