Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.41 ▼3.76%
ARI 4,237 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,648 ▲ +1.18% ETH $1,674 ▲ +0.95% XRP $1.1434 ▲ +2.08% SOL $66.7900 ▲ +1.97%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.41 ▼3.76 % ARI 4,237 ▲2.98 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.41 ▼3.76 % ARI 4,237 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Forumi Ekonomik i Delphit/ Rama vizitë zyrtare në Athinë, pritet nga kryeministri Mitsotakis

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë mëngjes me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në fokus të takimit Rama–Mitsotakis ka qenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i procesit për përgatitjen e dokumentit të ri të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më herët, gazetarja Denada Shkodrani deklaroi për “Mirëmëngjes Shqipëri”, se dy kryeministrat do të diskutonin gjithashtu mbi bashkëpunimin në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe për çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar.

Ky takim konsiderohet me rëndësi të veçantë në kuadër të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe adresimit të çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa pritet të shërbejë si shtysë për intensifikimin e dialogut politik dhe ekonomik mes Tiranës dhe Athinës.

Ndërkohë sot nis punimet Forumi Ekonomik i Delphit, i cili do të zgjasë deri më 25 prill, duke mbledhur liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar.

Në këtë forum merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ky takim konsiderohet me rëndësi të veçantë në kuadër të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe adresimit të çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar. Takimi pritet të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale dhe të zgjasë rreth 40 minuta.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Rama do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me përfaqësues të tjerë europianë dhe do të mbajë një adresim në një prej paneleve të forumit, i cili tashmë është kthyer në një platformë të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe politike në Europën Juglindore.

Në fokus të diskutimeve të forumit do të jenë çështje si kriza globale, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, siguria energjetike dhe zhvillimi i teknologjisë. Kryeministri Rama pritet të kontribuojë në panelin që lidhet me transformimin e ekonomive të Europës Juglindore drejt tregjeve të reja.

Gjatë punimeve të forumit, do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe kompanisë greke të menaxhimit të aseteve shtetërore, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkohë, Linda Rama do të ketë një adresim të veçantë në forum si përfaqësuese e shoqërisë civile, ndërsa në një agjendë të ndarë do të zhvillojë takime edhe ministrja Delina Ibrahimaj.

“Kryeministri Edi Rama do të ketë një adresim në panelin që ka të bëjë me transformimin e ekonomisë, kryesisht të atyre të europës juglindore drejt tregjeve të reja. Do ketë dhe takime dypalëshe me liderë të pranishëm në këtë format.

Kryeministri në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama edhe kjo e pranishme në punimet e forumit ekonomik të Delhit ku do të ketë një adresim të posaçëm si përfaqësuese e shoqërisë civile”, theksoi Shkodrani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.