☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,771 ▼0.19%
DOW 53,542 ▼0.35%
NASDAQ 26,718 ▼0.04%
NAFTA 82.78 ▲0.46%
ARI 4,484 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,122 ▲ +1.32% ETH $1,909 ▲ +0.98% XRP $1.0042 ▲ +0.16% SOL $76.1000 ▲ +0.68%
S&P 500 7,771 ▼0.19 % DOW 53,542 ▼0.35 % NASDAQ 26,718 ▼0.04 % NAFTA 82.78 ▲0.46 % ARI 4,484 ▲1.05 % S&P 500 7,771 ▼0.19 % DOW 53,542 ▼0.35 % NASDAQ 26,718 ▼0.04 % NAFTA 82.78 ▲0.46 % ARI 4,484 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti: Duhet bërë në bashkëpunim me opozitën, jemi të gatshëm për komunikim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit do të kërkojë bashkëpunim me opozitën, duke theksuar se Vetëvendosja është e gatshme për dialog dhe koordinim për këtë proces.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”, ka thwnw ai

Kurti tha se numërimi i votave ende nuk ka përfunduar dhe se pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

““Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”, tha Kurti

Sipas tij, ka optimizëm që si konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe formimi i qeverisë së re, do të realizohen pa pengesa.

“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket formimit të Qeverisë”, është shprehur ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.