🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,776 ▲ +0.07% ETH $2,234 ▲ +0.18% XRP $1.1628 ▼ -1.68% SOL $89.6600 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

FOTO/ Inter, titulli 3 pikë larg, por zikaltërit mund të festojnë edhe nga divani (VIDEO)

Inter nuk ia doli të festonte në transfertë përballë Torino-s, me ekipin e Ismajlit që i rrëmbeu një pikë pas barazimit 2-2, por titulli i 21-të në Serie A mund të vijë fundjavën e ardhshme, madje Chivu dhe të besuarit e tij mund të festojnë edhe nga divani, nëse disa kombinime shkojnë në favorin e […]

Inter nuk ia doli të festonte në transfertë përballë Torino-s, me ekipin e Ismajlit që i rrëmbeu një pikë pas barazimit 2-2, por titulli i 21-të në Serie A mund të vijë fundjavën e ardhshme, madje Chivu dhe të besuarit e tij mund të festojnë edhe nga divani, nëse disa kombinime shkojnë në favorin e tyre.

Zikaltërit gjeten golin e avantazhit në minutën e 23-të ku Dimarco futi në zonë një kros perfekt për Thuram, me francezin që kërceu mbi të gjithë duke devijuar topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë, ishte sërish Dimarco që këtë herë hodhi në top në qendër gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, aty ku Bisseck me kokë dyfishoi shifrat. Ky ishte asisti i 18-të sezonal për Dimarco-n duke vendosur një rekord të ri në Serie A.

Pas këtij momenti, Inter u “fik” në mënyrë të papritur, me Torinon që gjeti forcat duke u rikthyer në lojë. Në minutën e 70-të ishte Giovanni Simeone që u shkëput shpejt dhe me një prekje të lehtë kaloi portierin Sommer duke ngushtuar shifrat në 1-2. Nëntë minuta më vonë, Torino fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Vlasic u tregua i saktë duke barazuar rezultatin në 2-2. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Ardian Ismajli, qendërmbrojtësi kuqezi, zhvilloi një 90-minutësh pozitiv i vlerësuar nga mediat me notën 7.1.

“Inter, titulli është i yti, tani mjaftojnë edhe 3 pikë”,

shkruan La Gazzetta dello Sport, në faqen e parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.