Kronika

FOTO: Shkatërrohet superbanda e drogës në Athinë, si drejtohej trafiku nga “shefi” shqiptar

Policia greke ka ndërmarrë një super operacion për goditjen e një grupi të madh kriminal në fushën e kultivimit, trafikimit, shpërndarjes së lendeve narkotike, i cili drejtohet nga një shqiptar.

Mësohet se grupi kriminal përbëhet nga 146 persona.

Mediat greke raportojnë se gjatë operacionit janë arrestuar 59 shtetas, u është komunikuar arresti 38 shtetasve që ndodhen në burg dhe janë shpallur në kërkim 46 të tjerë.

Grupi kriminal është i ndarë ne 7 nivele hierarkike, konkretisht:

1- Kreu i grupi është shtetas shqiptar që banon në Shqipëri

2- Niveli i dyte i përbërë nga 4 shqiptarë

3-  Niveli i tretë përbeëet nga 7 shtetas, 3 shqiptarë e 4 grekë

4-  Niveli i katërt përbëhet nga 3 grekë që kishin detyre organizimin e trafikut në kufirin greko-shqiptar

5-  20 shtetas, 17 shqiptare, 1 grek, 1 bullgar, 1 rumun kishin detyrë magazinimin e drogës ne Greqi.

6 –  10 shtetas, 6 shqiptare, 3 greke dhe 1 bullgar kishin detyre shpërndarjen e drogës ne Greqi

7-  Shpërndarës te tjerë në qendër të Athinës, kryesisht afrikane

Ndërkohë, gjatë operacionit u kryen 45 kontrolle mjedisesh ku u sekuestruan 433 kg 400 gram marijuanë, 6 kg hashash i rritur në mjedis të mbyllur, 30.000 euro, 10 makina, 1 furgon si dhe 2 motora.

Ky grup gjate funksionimit te tij ka trafikuar e shpërndarë rreth 1 ton 235 kg marijuanë, 1 kg 600 gram kokaine, 500 gram heroine, 500 gram MDMA dhe 8 kg hashash i rritur në mjedis të mbyllur.

Ky grup mendohet të këtë përfituar rreth 19 milionë euro.

Po ashtu, bëhet e ditur se marijuana vinte nga Shqipëria, ndërkohë një pjese, kryesisht ajo e rritur në mjedis të mbyllur rritej ne Greqi.

15216037_218625511896626_1654734743_o15224601_218625585229952_1620993534_o15218405_218625588563285_1379734694_n15271291_218625598563284_1063033952_o15271724_218625615229949_390403227_o15271432_218625641896613_1253542416_o15209277_218625428563301_214587527_n15271380_218625471896630_2112387828_o

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button