☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.21 ▲0.79%
ARI 4,611 ▼5.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,685 ▼ -3.9% ETH $2,156 ▼ -3.88% XRP $1.4494 ▼ -1.16% SOL $88.9300 ▼ -1.95%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Fotot e rralla / Serbia bashkëpunoi plot zell me nazizmin për zhdukjen e hebrenjve

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ku naziztët kishin fituar terren në të gjithë Europën dhe kishin nisur operacionin e zhdukjes masive të hebrenjve, Beogradi shfaqet me një tjetër “fytyrë”, duke dhënë një kontribut vullnetar lidhur me këtë operacion të nazistëve.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka, ka sjellë një konstatim me vlerë, edhe pse i referohet fakteve tashmë botërisht të njohura, duke na ofruar tri foto të rralla nga Arkiva Federale Gjermane dhe Muzeu i Holokaustit  në Izrael, ku sidomos bie në sy ajo nga Beogradi i 76 viteve më pare, ku shfaqen hebrenj jugosllavë që regjistrohen nga policia vendase për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës. Më poshtë postimi i plotë i Armand Plakës në FB:

Shqiptari Refik Veseli pozon me njerin nga djemte e familjes hebreje qe strehonte gjate L2B. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA

Vini re se aty mungojnë plotësisht ushtarët gjermanë; Beogradi ishte qyteti i parë në Ballkan e madje në Europë, veç vetë Gjermanisë, ku kjo punë bëhej plot zell nga qeveria dhe policia vendase, ndryshe nga ajo “kolaboracioniste” shqiptare, e cila tashmë është vërtetuar se në asnjë rast nuk dha ndonjë urdhër dhe nuk mbikqyri aktivitete të tilla në territoret që ajo vetë zyrtarisht kontrollonte, as gjatë pushtimit italian, e as gjatë atij gjerman.

Familje hebreje e strehuar ne nje familje shqiptare gjate L2B. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA

Beogradi ishte pikërisht qyteti i parë i cilësuar “Judenfrei” ( i cliruar nga hebrenjte) në kontinent, një rekord ky që stonon 100% me rekordin shqiptar në kahje të kundërt me të, ku hebrenjtë jo vetëm u shpëtuan në masën 100%, por numri i tyre u rrit.

Fotoja daton vetëm pak ditë pas pushtimit zyrtar e marshimit pa luftë të trupave gjermane në Beograd më 12 prill 1941, cka e bën edhe më intrigues këtë fenomen.

Nxenes te shkolles fillore ne Kavaje ne vitet 1942-43. Mes tyre gjenden edhe femije te familjeve hebreje jugosllave qe kishin ardhur ne Shqiperi per t’i shpetuar perndjekjes naziste ne kulmin e saj. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA

Prej kohësh është vërtetuar me dokumente, se veç individëve e familjeve shqiptare që strehuan e ushqyen hebrenjtë që kishin mundur t’i shpëtonin persekutimit në vendet fqinje, duke i shpëtuar ata në masën rekord 100%, vetë qeveritë “kolaboracioniste” shqiptare ushtruan me forcë në këtë aspekt të drejtën e tyre për neutralitet dhe madje penguan me urdhëra konkretë zbatimin e planeve naziste në lidhje me hebrenjtë në territoret ku ata ishin prezent.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.