Franca nuk do të dërgojë delegacion në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump
Në 20 janar 2017, Republikani do të emërohet zyrtarisht presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara. I pranishëm do të jetë vetëm ambasadori francez në Uashington. Personalitete të shumta kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremoninë tradicionale.
Nga korrespondenti i Figaro në Uashington
Asnjë politikan francez nuk do të jetë i pranishëm në tribunën zyrtare të ceremonisë së Inaugurimit të Donald Trump këtë të premte në Uashington.
Kështu e do tradita e një evenimenti kryesisht kombëtar – duke nxjerrë nga situata, padyshim jo e favorshme, qeverinë socialiste të Francois Hollande, nisur nga qëndrimet e mbajtura më parë gjatë fushatës së Presidentit të zgjedhur.
Ftesat e ceremonisë së betimit janë shpërndarë nga rrethi i presidentit të zgjedhur, nga administrata që po largohet dhe nga të zgjedhurit e Kongresit. Deri në një milion bileta të shpërndara, në pesë ngjyra të ndryshme (jeshile, portokalli, të verdhë, blu dhe argjendi), që i korrespondojnë një pozicioni në Kapitol. Pjesa më e madhe e të ftuarve përbëhet nga militantët republikanë te 50 shtetet.
Ambasadorët e 180 vendeve të përfaqësuara në Uashington janë të ftuar, por jo udhëheqësit e tyre, me përjashtim të dy fqinjëve, Kanadasë dhe Meksikës.
Këtë vit, Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar se do të ishte i angazhuar diku tjetër. Gjithashtu nuk është vërtetuar ende nëse Presidenti Enrique Peña Nieto do të jetë aty për të duartrokitur njeriun që dëshiron ti faturojë një mur 10 miliardë $ në kufirin e vendit të tij.
Ambasadori i Francës, Gérard Araud, i cili personalisht do të jetë i pranishëm, mori një kërkesë në javët e fundit nga një politikan francez ku i kërkonte të jetë edhe ai i pranishëm. Jo pa vështirësi, ambasadori arriti t’i gjejë një vend pranë një përfaqësuesi amerikan, gruaja e të cilit nuk mund të marrë pjesë në ceremoni, por i interesuar (të cilit ambasadori refuzon t’i japë emerin) së fundi ndryshoi mendje. Ambasadori Araud, që pati reaguar pas fitores së Trump me anë të një Tëeet, tashmë të fshirë, ku shkruante – «Një botë po shembet përpara syve tanë» – iu kërkua me ngulm nga komiteti i ceremonisë së Inaugurimit të organizojë një «festë» ne rezidencën e tij, festë e cila do të organizohet sot, më 19 Janar.
A mori ftesë Maréchal-Le Pen, deputete e partisë Fronti Nacional, mbesa e themeluesit të kësaj partie, e cila mburrej për lidhjet e saj me këshilltarin strategjik të Trump, Steve Bannon? Miku i saj, lideri i Partisë së Pavarur Angleze «UK Indipendant Party» Nigel Farage, goxha i afërt me Donald Trump, iu desh të përdorte lidhjet e tij me Qeverinë e Mississippi-t me anë të Guvernatorit Phil Bryant, për të siguruar një vend në tribunë. Disa media thonë me siguri se Jared Kushner, dhëndri i presidentit, po bën cmos që të gjejë një vend për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu[1].
Nuk është e pazakontë për personalitetet të huaja të mburren për pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni. Zakonisht bëhet fjalë për një ngjarje private të organizuar rreth ceremonisë – dhe ku sigurisht pjesëmarrësit janë planifikuar paraprakisht. Milorad Dodik, presidenti i Republikes Serbe të Bosnjes, shfaqi një ftesë në një platformë televizive, duke thënë se ishte lideri i vetëm në Ballkan që ka nderin e pjesëmarrjes në një ceremoni të tillë. Fatkeqësisht bëhej fjalë për një ballo private të orkestruar nga militanet e «Tea Part» (lëvizje amerikane që mbështet idetë konservatore republikane) gjë që nuk i mundësoi të drejtën e një vize diplomatike.