Francë, Monaco shpallet kampion pas 17 vitesh
Monaco rikthehet te titulli kampion i Francës pas 17 vitesh. Skuadra e Principatës mundi Saint Etienne, duke i mbyllur llogaritë e këtij sezoni në Ligë 1, kur ka mbetur edhe një javë për t’u zhvilluar dhe për t’i dhënë fund dominimit 4-vjeçar të Paris Saint Germain.Monaco, që këtë sezon ka shënuar 104 gola, mjaftohej edhe një barazim me Saint Etienne për të siguruar matematikisht titullin kampion në Francë, por ajo bëri akoma më mirë, duke fituar 2-0 me gola të Mbappe dhe Germain, për t’u ngjitur në kuotën e 92 pikëve, 6 më shumë se parizienët.
Ky titull është i 8 për skuadrën e Monaco, po aq sa edhe Nantes, ndërkohë që skuadrat që janë shpallur më shpesh kampione të Francës janë St.Etienne dhe Olympique Marseille, me respektivisht 10 dhe 9 tituj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.