☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.42 ▼1.12%
ARI 4,417 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,749 ▼ -3.01% ETH $2,063 ▼ -4.11% XRP $1.3663 ▼ -2.47% SOL $86.4900 ▼ -4.83%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.42 ▼1.12 % ARI 4,417 ▲0.93 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.42 ▼1.12 % ARI 4,417 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Francë, shqiptarët përfitojnë azil përmes transplantit të veshkave falas

renGazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, në një artikull të saj, ka zbuluar një numër në rritje të të huajve, përfshirë dhe shtetas shqiptarë, që po përdorin sistemin e azilit në Francë për të marrë trajtim mjekësor falas për sëmundje të rënda.

Qyteti i Lionit, është i mbushur me emigrantë nga Shqipëria e Kosova që kanë probleme serioze në veshka. Ata vijnë në Francë për të përfituar trajtim mjekësor falas, duke shfrytëzuar kërkesat për azil.

Mjekët francezë janë të shqetësuar nga ky fluks në rritje dhe shprehen se kjo është një çështje emigracioni që duhet diskutuar në parlament. Fluksi në rritje i pacientëve në repartin e dializës, që mund të trajtojë vetëm 24 pacientë njëherësh, është i papranueshëm.

Sipas rrëfimit të një profesori në gazetën “Le Monde”, emigrantët, sapo mbërrijnë në stacionin e trenit në Lion, dërgohen në urgjencën e spitalit, pasi nuk ndihen mirë. Mjekët nisin menjëherë dializën dhe këta pacientë fillojnë trajtimin mjekësor, njëkohësisht duke bërë edhe kërkesë për azil.

“Le Monde”, shpjegon se koha e pritjes për transplant, është më e gjatë sesa ajo e përgjigjes për kërkesë për azil. Por, gjatë kësaj kohe, gjendja e pacientëve konsiderohet si e rëndë, mjaftueshëm që ata të marrin statusin si “të huaj të sëmurë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.