Kosova

Francken: Belgjika çdo javë do vazhdoj t’i kthejë kosovarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka takuar të martën sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken. Ky i fundit tha se Belgjika çdo javë po vazhdon t’i kthejë kosovarët po qëndrojnë ilegalisht.

francken-belgjika-ccedil-do-jav-euml-do-t-rsquo-i-kthej-euml-kosovar-euml-t_hdFrancken ka thënë se kanë shumë refugjatë nga vendet e ndryshme përfshirë edhe ata nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit.

Ai tha se në Belgjika ka shumë familje nga Kosova, por që nuk mund t’iu japin azil, pasi që ata kanë probleme ekonomike dhe se ky nuk është kriter për t’ia pranuar migrimin.

Ndërkaq, ministri Skender Hyseni ka thënë se gjasat e kosovarëve për të fituar azil janë shumë të vogla, andaj përsëriti atë që mos të marrin rrugën e migrimit ilegal.

Hyseni tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale, si dhe bashkëpunimin ndërmjet policisë së Kosovës dhe asaj të Belgjikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button