Ekonomia

Frekuencat, AKEP kërkon konsulentë për brezat e lirë, në horizont edhe mundësitë e 5G

Brezat e frekuencave do të kalojnë në një analizë të hollësishme të kërkuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke sjellë në vëmendje mes të tjerave teknologjinë 5G.

AKEP do të marrë këtë shërbim nga një konsulent privat që do të ketë e detyrën e caktimit të çmimit për spektrin e lirë ende të paalokuar (që i përkon teknologjisë 4G).

Në dokumente AKEP sqaron se operatori ekonomik duhet të studiojë brezat e frekuencave në Shqipëri (GSM/UMTS/LTE-IMT/IMT2020) të rrjeteve celulare (2G/3G/4G/5G), sasinë e spektrit të alokuar secilit operator celular, sasinë e spektrit të mundshëm dhe të nevojshëm për t’u alokuar, etj, në përputhje me vendimet/rekomandimet e ITU/CEPT dhe Planit Kombëtar të Frekuencave. Operatori ekonomik:

“Duhet të paraqesë në formë tabelore situatën në secilin brez të frekuencave dhe sasinë e spektrit të alokuar secilit operator në secilin brez celular. Gjithashtu, duhet të identifikojë dhe pasqyrojë në tabelë edhe sasinë e paalokuar të spektrit në secilin brez të frekuencave. Këtu kërkohet edhe një krahasim me vendet e rajonit dhe BE. Të japë mënyrën teknike të ndarjes dhe dhënies në përdorim të spektrit të paalokuar GSM/UMTS/LTE-IMT (2G/3G/4G), bazuar në vendimet/rekomandimet përkatëse të ITU/CEPT” thuhet në dokumente.

Lidhur me rrjetin 5 G (brezi 3400-3800MHz) konsulenti duhet që të japë përgjigje sesa është sasia e nevojshme (MHz) e spektrit në këtë brez frekuencash për operatorët celularë. Po kështu zgjidhjet teknike te mënyrës së dhënies në përdorim (tenderimit) të pjesës së paalokuar të këtij spektri (FDD/TDD). Së treti mënyrën e dhënies në përdorim veçmas nga frekuenca të tjera apo i kombinuar me breza të tjerë frekuencash dhe së katërti rekomandime mbi kushtet e Autorizimit Individual.

Shërbimi i kërkuar nga AKEP vjen vetëm pak kohë pas miratimit të Planit Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Infrastrukturës Digjitale Broadband 2020-2025 e cila ndër të tjera parashikon edhe zhvillimin që do të marrë 5G në vendin tonë në vitet në vijim.

Në këtë dokument Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizonte se nga palët e interesit 5G është vlerësuar si një komponent kyç i shoqërisë digjitale “ në veçanti në kontekstin e rrjeteve celulare që në Shqipëri aktualisht janë më të përhapura sesa rrjetet fikse, lidhur kjo me penetrimin.

“Prandaj për të arritur qëllimet e ofrimit të shërbimit 5G në 2021, siç përcaktohet në Strategjinë 5G, banda 3.5 GHz duhet të dalë në ankand sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vitit 2020 dhe të jetë pjesë kyçe e Planit Kombëtar të Broadband.

Sa i përket 5G, palët e interesuara theksuan që 5G duhet të konsiderohet si një komponent kryesor i Shoqërisë Digjitale Shqiptare në veçanti në kontekstin e rrjeteve mobile që janë më të avancuara në Shqipëri sesa rrjetet fikse përsa i përket depërtimit dhe shpejtësisë.

Prandaj, për të arritur qëllimet e ofrimit të shërbimit 5G në 2021 siç përcaktohet në Strategjinë 5G, grupi 3.5 GHz duhet të dalë në ankand sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vitit 2020 dhe të jetë një pjesë kryesore e Planit Kombëtar të Broadband” nënvizohet në këtë dokument.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button