☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.00 ▼2.13%
ARI 4,124 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,658 ▲ +0.34% ETH $2,116 ▼ -0.21% XRP $1.0859 ▼ -0.98% SOL $85.8100 ▼ -1.14%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.00 ▼2.13 % ARI 4,124 ▲0.23 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.00 ▼2.13 % ARI 4,124 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fredi Beleri: SPAK ka paraqitur dokumenta të fallsifikuara

Kryebashkiaku i votuar i Himarës, Dhionisis Fredi Beleri, refuzoi të pyetet nga prokurorët e posaçëm, gjatë seancës kur në proces ishte radha e SPAK për marrjen e provave.

Beleri e konsideroi SPAK të njëanshëm pasi sipas tij, ka depozituar akte të njëanshme, një version që është kundërshtuar më herët nga gjykata e posaçme.

Nën monitorimin e diplomates greke në Tiranë, SPAK lexoi dy dëshmi të Avdyl Ramës, një dëshmitar i cili në dy seanca të njëpasnjëshme nuk u gjet nga policia lokale. Përsa kohë ai rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, prokurorët që hetuan korrupsionin në zgjedhje dhe ngritën akuzë për Fredi Belerin treguan rrëfimet e peshkatarit që e kishte njohur të pandehurin pasi i kishte shitur peshk.

“Kemi dhjetë vjet si peshkatarë bashkë me vëllain Arsenin”, ka thënë para BKH-së, Avdyl Rama në datë 23 qershor. “Kur Fredi Beleri u arrestua, jeta jonë në Himarë u bë e vështirë dhe e pasigurt. Të gjithë na shanin dhe nuk blinin me peshk te ne. Arseni nuk erdhi më në Himarë. Mes datave 22 maj dhe 23 maj, pasi Fredi Beleri ishte arrestuar, më ndaluan dy persona. Më thanë jemi miqtë e Fredi Belerit, thuaji vëllait të tërheqë dëshminë dhe do fitoni azil politik”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, rasti i dytë i kërcënimit është ai kur një i panjohur i ka prerë rrugën me motor dhe e ka ofenduar.

Dëshmia e Avdyl Ramës, që është vëllai i dëshmitarit të drejtësisë, Arsen Rama u kundërshtua nga avokatët e të pandehurve

Ky proces u shty për në 19 dhjetor, ku do të duhet të merret pëlqimi i Pandeli Kokaveshit, që akuzohet si bashkëpunëtor i Belerit për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale për bashkinë e Himarës. Ndërkohë, në 11 dhjetor mbahet seanca në të cilët kryebashkiaku i votuar kërkon të betohet për marrjen e mandatit, një kërkesë që gjykata e larta ja kaloi për kompetencë gjykatës së posaçme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.