☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

FRESSH protestë para Bashkisë së Tiranës: Të na rikthehen hapësirat publike

Në ditën Kombëtare të Rinisë, gjimnazistë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e hapësirave publike. Të rinjtë kanë kërkuar nga kryebashkiaku mbajtjen e premtimeve për më shumë hapësira të gjelbra për qytetarët.

FRESSH-proteste“Protestojmë paqësisht, por me indinjatë të thellë, duke kërkuar të na kthehen hapësirat publike të cilat janë pushtuar si dhe krijimin e hapësirave të reja në shërbim të komunitetit e në veçanti të të rinjve. Tre vjet më parë, asokohe kandidat për Kryetar të Bashkisë Tiranë, zoti Lulzim Basha na premtoi më shumë hapësira publike, hapësira të gjelbra dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës. Ndaj sot, ne jemi këtu në kërkim të hapësirave që na u premtuan dhe që qytetarët e kryesisht ne të rinjtë meritojmë”, kanë thënë të rinjtë e FRESSH.

Ata deklaruan se hapësirat publike janë minimizuar, ndërsa të rinjve u ofrohen vetëm tavolinat e bizneseve që kanë pushtuar trotuaret.
“Na u premtua shumë, por rezultatet e një vëzhgimi që mund ta bejë secili prej nesh, tregon se hapësirat jo vetëm që nuk janë shtuar, por përkundrazi, janë minimizuar. Akuzohemi shpesh se jemi duke iu larguar gjithmonë e më shumë aktiviteteve sportive. Por, çfarë na ofrohet ne sot më shumë se sa tavolinat e bizneseve që zaptojnë trotuaret anë e mbanë qytetit? Ku janë premtimet, 10 kinematë, 11 bibliotekat dhe terrenet sportive që duhet të ishin gati brenda vitit të parë të mandatit? Kërkojmë përgjigje nga ju zoti kryetar!”, ka deklaruar FRESSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.