☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.89 ▲8.62%
ARI 4,679 ▼2.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,642 ▼ -3.28% ETH $2,190 ▼ -4.12% XRP $1.3240 ▼ -2.21% SOL $81.4700 ▼ -3.88%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,679 ▼2.26 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,679 ▼2.26 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Frikë nga privatizimet kineze në Greqi

Kina ka në plan të zgjerojë angazhimin e vet ekonomik në Greqi. Por shumë grekë besojnë se privatizimet mund të sjellin me vete humbjen e vendeve të punës.

Porti i Pireut është porta e Kinës në Evropë. Firma shtetërore kineze e transportit detar COSCO e mori me qira në vitin 2009 portin e lënë pas dore dhe e bëri atë qendrën e saj më të madhe tregtare jashtë Azisë. COSCO po investon tani 230 milionë euro për zgjerimin e mëtejshëm të portit dhe ka bërë ofertë për të blerë 67% të portit.

Privatizimin e portit nga ana e kinezëve disa e shikojnë si “veprim armiqësor” por menaxheri i “Piraeus Container Terminal” Tasos Vamvakidis thotë: “Çfarë na intereson është që ne mund të bëjmë punën tonë mirë. Kjo është, që ne duam ta bëjmë portin e Pireut një port edhe më të fortë ndërkombëtar, sepse për vendndodhjen gjeografike në Evropë, Greqia është vend ideal. Kjo do t’i sjellë sërish reputacion të mirë edhe ekonomisë.”

Disa kilometra më në lindje: aeroporti i vjetër i Athinës. Një terren, tri herë më i madh se sipëfaqja e Monte Karlos gjendet nga viti 2004 në një gjumë të thellë. Një konsorcium shumëkombësh edhe me pjesëmarrje kineze, por nën drejtimin grek po planifikon të ngrejë këtu për 7 miliardë euro një qytet të tërë: me kazino, shtëpi dhe një park publik.

Fitorja e të majtëve rrezik për privatizimet

Në rast se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë të majtët, privatizimet mund të rrezikohen. Kjo mund të rrezikojë edhe sipërmarrjet gjermane në Greqi, si p.sh. operatorin gjerman të aeroporteve Fraport, që sapo fitoi tenderin për 14 aeroporte rajonale në Greqi, ndër to edhe të aeroportit të Kretës.

Kristos Milonakis, nga Dhoma e Tregtisë të Kretës, thotë: “Ne jemi të shqetësuar, se besojmë se privatizimet nuk janë të mira për ne. Politika e viteve të fundit po shkon në shitjen e përfundimtare të Greqisë.”

Me këtë mendim ai nuk është i vetëm. Frika për humbjen e vendeve të punës është e madhe. Aktualisht, aeroporti i Kretës po zgjerohet me fondet e BE-së. Në verë pritet që manaxhimin e tij ta marrë përsipër Fraport. Kuptohet nëse çdo gjë mbetet siç është planifikuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.