☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje

“FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Fillip Axhiq, në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi, më 11 maj.

Që nga shkurti i këtij viti, kanë vazhduar negociatat që FRONTEX-i të zgjerojë juridiksionin e tij në kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Sipas marrëveshjes së mëparshme, të vitit 2020, FRONTEX ka ndihmuar Malin e Zi në kontrollin e kufijve që ka me anëtarët e Bashkimit Evropian, Kroacinë dhe Italinë, veçanërisht në situatat e rritjes së fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe zonat e konflikteve.

Sipas ministrit Axhiq, ekipet e FRONTEX-it do të përfshijnë ekspertë të cilët janë të trajnuar për të zbuluar të gjitha veprimet e paligjshme të mundshme, në pikat kufitare.

“ Kjo do ta ngritë edhe policinë tonë kufitare në një nivel shumë më të lartë, sepse do të punojë me profesionistë nga ajo fushë”, tha ministri Axhiq.

Në përgjithësi, FRONTEX-i siguron pjesë të kufijve ndërmjet vendeve kandidate dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Deri më tani kjo agjenci siguronte vetëm kufirin malazez me Kroacinë.

Ministri pa portofol i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit, Zoran Milaniq e ka vlerësuar si sukses të madh praninë e FRONTEX-it në të gjithë kufirin e Malit të Zi.

“Është gjë e madhe që FRONTEX ka pranuar të sigurojë të gjithë kufirin, veçanërisht kufirin me Shqipërinë, i cili është më poroz edhe ndaj shteteve tjera të rajonit”, tha Milaniq.

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2022, në Mal të Zi është evidentuar një fluks prej më shumë se 8.500 migrantësh, që është 150 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Ndihma e FRONTEX-it në menaxhimin e kufirit të Malit të Zi nënkupton zbatimin e operacioneve të përbashkëta dhe mbi të gjitha synon zgjidhjen e problemit të migracionit të paligjshëm, reagimin ndaj ndryshimeve në flukset e migrantëve dhe ndaj krimit ndërkufitar.

Sipas marrëveshjes, oficerët e FRONTEX-it gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Malit të Zi, në lidhje me të gjitha veprimet që ata kryejnë gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për privilegjet, parashikohet që të gjitha objektet e FRONTEX-it të përjashtohen nga kontrollet, pasuria e tyre është e paprekshme, përjashtohen nga detyrimet doganore, taksat, si dhe kufizimet në import dhe eksport të artikujve të destinuar për përdorim zyrtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.