☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.83 ▲0.05%
ARI 4,039 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,813 ▼ -2.7% ETH $2,255 ▼ -4.05% XRP $1.2350 ▼ -6.97% SOL $96.2600 ▼ -5.64%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.83 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.31 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.83 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

FSK përgatitet për dislokim në Gaza, ekipi kryen vlerësim paraprak

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojnë trupat e saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojnë trupat e saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas FSK-së, ekipi është dërguar me vendim të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në njoftim thuhet se qëllimi i vizitës është vlerësimi paraprak dhe koordinimi i aktiviteteve për dislokimin e kontingjentit të FSK-së.

“Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza”, thuhet në njoftim.

FSK ka bërë të ditur se delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet për administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC).

“Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas FSK-së, në këto takime është diskutuar për integrimin e kontingjentit, operacionet e përbashkëta dhe mbështetjen logjistike.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global… duke vepruar në përputhje me standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes”, theksohet në njoftim.

FSK ka ritheksuar se vazhdon bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.