🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,585 ▲0.41%
DOW 51,529 ▲1.66%
NASDAQ 26,840 ▼0.05%
NAFTA 92.50 ▼3.67%
ARI 4,509 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,599 ▼ -3.4% ETH $1,773 ▼ -2.71% XRP $1.1730 ▼ -3.69% SOL $69.5200 ▼ -4.43%
S&P 500 7,585 ▲0.41 % DOW 51,529 ▲1.66 % NASDAQ 26,840 ▼0.05 % NAFTA 92.50 ▼3.67 % ARI 4,509 ▲0.93 % S&P 500 7,585 ▲0.41 % DOW 51,529 ▲1.66 % NASDAQ 26,840 ▼0.05 % NAFTA 92.50 ▼3.67 % ARI 4,509 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kosova

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

Që nga data 1 qershor deri më tani, në platformën online kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë nga 18 mijë sa pritet të aplikojnë për Testin e Maturës Shtetërore, i cili do të mbahet më 20 qershor. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se Ligji i ri i Maturës do të rrisë kontrollin sa i përket mbarëvajtjes së testit. Rezultatet e testit do të shpallen më 29 qershor.

Më 20 qershor rreth 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore. Edhe këtë vit aplikimi po bëhet në platformën online eKosova. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën dha detaje rreth zhvillimit të këtij procesi.

“Që nga 1 qershori ka filluar aplikimi për Testin e Maturës përmes platformës eKosova dhe deri tani kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë. Koordinatorët e shkollave kanë filluar aprovimin e këtyre aplikimeve, që do të thotë se përgjegjës për aprovimin janë koordinatorët e shkollave. Aplikimi do të zgjasë deri më 12 qershor. Testi i Maturës, siç e dini, do të organizohet më 20 qershor, kurse rezultatet pritet të publikohen më 29 qershor”, tha Elezi.

Elezi bëri thirrje që të gjithë maturantët që hasin probleme gjatë aplikimit të kontaktojnë koordinatorët e shkollave, në mënyrë që të mos e lënë aplikimin për ditën e fundit.

“Të gjithë nxënësit që ende nuk e kanë kryer aplikimin, nëse kanë probleme me llogarinë në eKosova, të kontaktojnë koordinatorët e shkollave dhe sigurisht do të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të mos e lënë për ditën e fundit aplikimin për maturë”, theksoi ai.

Ndërkaq, sa i përket Ligjit të ri të Maturës, që këtë vit i jep kompetenca më të mëdha Inspektoratit Arsimor, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ai do të ketë efekt pozitiv në menaxhimin e testit.

Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën, e vlerësoi si të nevojshëm Ligjin e ri të Maturës, por tha se është e domosdoshme të ndryshohet tërësisht koncepti i Testit të Maturës.

“Ligji i ri i Maturës besoj që ndihmon shumë, sepse ata që dëshirojnë t’i thyejnë rregullat tash e kanë parasysh çka mund t’i gjejë dhe se mund të ketë sanksione. Sanksionet janë ato që kanë munguar më parë. Mirëpo, unë konsideroj që ministria duhet ta rimendojë krejt konceptin e maturës, në mënyrë që të bëhet ashtu siç duhet për të reflektuar dijen dhe shkathtësitë e vërteta të nxënësve, duke i rishikuar pyetjet, duke i riformuluar ato dhe duke e rishikuar administrimin e testit”, theksoi Rexhaj.

Në Testin e Maturës Shtetërore, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, si dhe në një lëndë me zgjedhje që përzgjidhet nga nxënësi. Rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore do të shpallen më 29 qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.