☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Fuere: Han nuk ka lidhje me realitetin!

“A e zgjidhi krizën komisari Han?”, ishte pikëpyetja të cilin EU Observer e kishte vendosur si ditull për deklaratat kontroverse të eurokomisarit Johanes Hann për zgjedhjet në Maqedoni. Han është kritikuar ashpër nga ish-diplomati Nikolla Dimitrov dhe ish-ambasadori i BE-së, Ervan Fuere, transmeton “Zhurnal”.

 Në këtë artikull theksohet se nuk është për herë të parë që Han të japë deklarata të tilla kontroverse. Më 15 shkurt ai e solli në pikëpyetje shkeljen e lirive të mediave në Serbi. Për arsyen e këtyre deklaratave, Han jep përshtypjen e një komesari që s’ka lidhje me realitetin.

“Komesari, më shumë se të gjithë njerëzit tjerë, duhet të dijë se çështja e mediave, financimi i partive politike dhe aftësia e tyre që të udhëheqin kampanjë pa presione si dhe përdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet, gjithashtu janë një vlerësim i standardeve demokratike”, thuhet në artikull dhe plotësohet se zgjedhjet në Maqedoni janë problematike që nga viti 2006 kur Gruevski erdhi në pushtet”.

Marrëveshja e 2 qershorit, e arritur me ndërmjetësim të BE-së, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen për 10 muaj, pasi paraprakisht duhet të bëhen reforma, si pastrimi i listave të zgjedhësve. Por, në Maqedoni patjetër duhet të bëhet shumë më shumë, patjetër duhet të dekontaminohet i gjithë sistemi politik, për të cilin nevojitet kohë”, shkruajnë Dimitrov dhe Fuere.

Opsioni për qeveri kalimtare për disa vende të ministrave për opozitën, por nën kontrollin e Gruevskit dhe partisë së tij është e ngjashme sikur lëvizja e karrigeve të një anije që po fundoset, thuhet në artikullin e EU Observer. Aty sqarohet se zgjidhja e krizës duhet të shkojë më thellë se lufta mes dy taboreve politike. Qeveria kalimtare duhet të përfshijë njerëz jashtë këtyre dy blloqeve dhe asesi nuk guxon të përfshijë në të, zyrtarë të pushtetit të cilët u demaskuan me skandalin e përgjimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.