Politika

Fullani në “arrest shtëpie”, Rama: Turp, gjykata la një grua në burg

klanTë turpshëm e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vendimin Gjykatës së Apelit për të lënë ish-guvernatorin Ardian Fullani në “arrest shtëpie” dhe kryeinspektorin e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi në burg. Në një intervistë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, sonte në darkë,  ai u shpreh se është e turpshme që një grua lihet në burg. Më tej Rama u është përgjigjur pyetjeve lidhur me akuzat e opozitës për çështjen e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Rama theksoi se nuk është njoftuar paraprakisht për arrestimin e ish-guvernatorit por ai pranon se Prokurori i Përgjithshëm e ka njoftuar që hetimet mund të shkojnë deri lart.

Ku e mësuat vjedhjen në BSH?
E kam mësuar mos gabohem nga informimi që bëri Guvernatori.

Cila ishte ideja e parë që patët?
Sigurisht që ishte një lajm aspak i mirëpritur, përkundrazi, ishte një lajm tronditës, por ishte vetëm momenti i parë dhe do të duhej pritur gjithë zhvillimi i mëtejshëm i hetimeve

A i kërkuar dorëheqje?

Jo

Përse?

E kam thënë publikisht dhe qartësisht që unë respektoj plotësisht pavarësinë e institucioneve që nuk janë nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë e kryeministrit apo të qeverisë apo pavarësisht se çfarë mund të jenë ndjesitë personale për drejtues persona respekti për pavarësinë e institucioneve qendrore mbi to.

Po ju jeni në qeveri falë kësaj maxhorance. Dhe ajo nuk ka qenë në një mendje me ju, Brace ka qenë gjatë gjithë kohësh këmbëngulës?

Nuk mendoj që puna e komisionit të ekonomisë lidhur me çështjen ka qenë një pune hetimor e paralele me hetimin. por ka qenë një punë brenda kuadit të kompetencave. Sa i përket kërkesës për dorëheqjen
në këndvështrimin tim puna e Komisionit të Ekonomisë lidhur me organizimin e degëve ka qenë tërësisht Brenda kompetencave të komisionit të ekonomisë.

A e keni shtyrë ju zotin Braçe?

Erioni nuk ka nevojë të shtyhet shumë ka nevojë të përmbahet por jo të shtyhet. unë kam bërë një mbledhje, kam qenë në krye të mbledhjes së grupit dhe kam kërkuar që të mos ketë prononcime lidhur me çështjen e bankës pasi ishim në momentin dramatik të një të panjohure se disi do të reagonte tregu financiar dhe publiku i njerëzve që kanë kursime në banka dhe nga ana tjetër sigurisht që arrestimi i Guvernatorit ishte një kulmim i procesit të hetimit, dhe nga ana e stafit të bankës kishte nevojë absolute për mbështetje dhe solidaritet. Dhe kjo ka qenë arsyeja shumë legjitime pse unë kam këmbëngulur pse s’duhet të ketë.

A keni qenë i informuar paraprakisht për arrestimin e guvernatorit?
Nuk kam qenë i informuar paraprakisht për arrestimin e guvernatorit. Besoj që në rastin konkret Prokuroria e Përgjithshme ka bërë punën e saj, pavarësisht nga qeveria. Ashtu siç e bën gjithmonë dhe nuk kam pasur njoftim që do arrestojmë guvernatorin.
Kam pasur njoftim pak para se të ndodhte, kur ministri i Brendshëm ka marrë urdhër që do arrestohet. Prokurori i Përgjithshëm më ka njoftuar që hetimet mund të shkojnë deri lart.

Si e kuptuat ju?
Që hetimet mund të shkojnë më lart, pastaj masat janë tërësisht kompetencë e prokurorisë. Unë nuk e gjykoj këtë; Prokuroria ka bërë punën e saj.
Ka pasur një opinion publik jashtëzakonisht të tronditur. Pasoja është jashtëzakonisht e rëndë sepse janë grabitur një masë e tillë parash që nuk krahasohen me asgjë në të kaluarën dhe publiku ka qenë edhe në bazë të anketimeve tona jashtëzakonshit i shqetësuar dhe ky është përcjellë edhe përmes deputetëve.
Është një ngjarje shumë e rëndë, kriminale, por duket se me hajdutin nuk po merret askush. Askush se ka ndihmuar hajdutin, ku janë lekët?Shpresoj që prokuroria po vazhdon hetimet e saj. Është arrestuar guvernatori, po mbahet në burg një zonjë 37 vjeçe.

A keni shtyrë ju në arrestimin e guvernatorit të Bankës?

Se dija që dilte edhe nga ‘Facebooku’ për tu shfaqur. Unë e konsideroj një nga miliona miliona shfryrësit e mllefit. Më vjen shumë keq se është paraardhësi im, por këtë katandi nuk ja uroj askujt. Nuk e ndihmoj. Një ndjekës i rëndomtë i rrjeteve sociale dhe një hedhës i rëndom vreresh në çfarë formë mund të kem unë dorë ?! Në këtë vend ka patur kryeministra që kanë penguar zbatimin e urdhrave të Prokurorisë. Ka patur kryeministra që kanë gjobitur si kanë dashur deputetë e opozitës në gjykata tërësisht të kontrolluara. Ka patur kryeministra që kanë arritur që në gjykata të nxjerrë heronj ata që i vranë dhe të fajshëm ata që u vranë. Po ju kujtoj që këto krime janë amnistuar në gjykata e një kryeministri që si ai që pamë që kontrollonte gjykatat dhe dhunonte Prokurorinë. Ka patur kryeministra që i thoshte Kryeprokurores ‘lavire bulevardi’ dhe Presidentit ‘horr bulevardi’. Shqipëria nuk ka më një pushtet që sundon por një qeveri që shërben. Unë jam një kryeministër që nuk kam asnjë lidhje me gjykatat e këtij vendi në kuptimin e influencës politike, në kuptimin e influencë për t’i marrë kompetencat e tyre dhe për t’i shpërdoruar ato.

Si ka punuara Banka e Shqipërisë?
Unë punën e Guvernatorit e kam çmuar pozitivisht për gjithë periudhën që kam punuar me të. Por ajo që ndodhi është një arsye shumë e fortë që hetimet dhe ndëshkimet të shkojnë deri në fund.

A ngjan kjo si hakmarrje?

Këto janë teori edhe masturbime shkrimtarësh të dështuar Nuk ka absolutisht asnjë nëse kojçidon që ka emra që janë përmendur në librin tim, nuk ka asnjë lidhje.

Në librin tuaj është përmendur Arjana Fullani..
Nuk i heq asnjë presje. Po çfarë lidhje ka kjo me 7 milionë dollarë që janë vjedhur në BSH. Çfarë lidhje ka kjo me hetimin e Prokurorisë për një vjedhje kaq të madhe në Thesarin e Shtetit. Këtu flitet për një episod që nuk i heq asnjë presje, por nga ana tjetër bashkëpunim me Guvernatorin ka qenë absolutisht korrekte. Mund t’ju them se ka qenë tërësisht miqësore. Unë nuk jam nga ata njerëz që jetojnë me kodin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes.

Më thatë që nuk reagoni as ndaj hetimit, as ndaj gjykatës. Po për rastin imami mund të ndërhynit?
Ministrinë e Mbrojtjes e ka paditur qeveria. Në jemi paditësit dhe kemi kërkuar ndëshkimin e Ministrit të Mbrojtjes.  Kam vënë re një reagim shumë të fortë dhe një zhgënjim shumë të madh nga vendimi i gjykatës për kalimin e Guvernatorit nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që masa ‘arrest shtëpie’ u dhe pa të drejtë për të takuar askënd, dhe gjithë kjo ka ardhur në si një zhgënjim i madh. Gjëja që më ka shqetësuar ka qenë klithma për gijotinë në historinë e njerëzimit nuk ka sjell asnjëherë asgjë të mirë. Dhe marrja e fuqive nga pushteti gjyqësor tek pushteti ekzekutiv dhe transformimi i qeverisë në Prokurori i Kuvendit në Gjykata, i kryeministrit në pronë e ka përvëluar më shumë se një herë këtë vend. Nuk është kjo alternative, nuk është ky ilaçi, nuk është kjo zgjidhja. Mos prisni që kryeministri të marrë shpatën e të presë koka dhe të shkelë kushtetutën. Zgjidhja është të transformojmë Gjyqësorin dhe ajo revoltë duhet të drejtohet nga ai. Ajo klithmë duhet të shoqërohet me mosbashkëpunimin me Gjykatës që kërkojnë ryshfete. ideja se Edi Rama si kryeministër duhet të na e sjellë punë është krejt e gabuar, siç është mungesë e diturisë të mendosh që ilaçi për këtë sistem padrejtësish është që kryeministri e qeveria të bëhet Prokuror. Nuk mendoj se publiku është mësuar që të hajë peshq të mëdhenj dhe tani i iku një peshk nga goja. Po të ndjekim shembullin e peshkut të madh, sigurisht që Guvernatori është një peshk i shumë i madh, por kjo nuk është test për Prokurorinë se ka filluar goditja e peshqve të mëdhenj.

Pyetja është a do ketë peshk të madh pas këtij, që do të thotë çdo autoritet aktual dhe i së kaluarës që ka kryer shkelje…
E konsideroj një abuzim të madh me pushtetin gjyqësor që ndërkohë që guvernatori çohet në arrest shtëpie, inspektorja mbahet në burg. Mbahet në burg, ndërkohë që absolutisht kemi të bëjmë me një abuzim si shumë dhe shumë abuzime të tjera të pushtetit gjyqësor. Pushteti gjyqësor është një pushtet i kapur, i gjunjëzuar dhe një korporatë që punon për qëllime fitimi.

A është ky presion?
Si është presion. Po kur e thotë SHBA është presion, kur e thotë beje, i bën presion gjyqësorit? Nuk mund të lejojmë këtë lloj pushteti gjyqësor tërësisht të korruptuar që ka hequr shpresat se mund të bëhet ky vend. Është reforma dhe transformimi i sistemit, ilaçi.

A ka ndonjë rrezik sistemi financiar shqiptar?
Nuk ka asnjë problem sistemi financiar shqiptar. Këtë gjë e tregoi e gjitha periudha mbas arrestimit të Guvernatorit. këtë e tregon edhe kontrolli bërë në sistemin financiar në fund të vitit të shkuar nga FMN. Çështja e kredive të këqija nuk është krijuar sot. Në qeverinë e kaluar kreditë e këqija arritën pikën më kulmore. Sistemi finance ka qëndrueshmëri të plotë. Janë të gjitha të garantuara, por ajo që duhet të na shqetësojë është që duhet të kemi një ecuri shumë për të ulur kreditë e këqija. Këshilli Mbikëqyrës është një çudi në të gjitha aspektet. Një këshill që nuk e ka bërë detyrën e vet, ashtu si kundër është një Këshill Mbikëqyrës ku asnjë anëtar nuk ka punuar një minutë në një bankë, vetëm një anëtar. Pa vënë në dyshim as integritetin e asnjë anëtari. Kështu që ne kemi bërë një thirrje dhe sot kam parë që janë 32 aplikantë shqiptarë që punojnë në institucione financier për tu konsideruar.

Një shqiptar që vjen nga jashtë mund ta kryejë detyrën?
Jemi në një botë që nuk është e nevojshme të jesh aty se mund të jesh në mbledhje përmes telefonit.
do të zëvendësohen të 9 anëtarët apo 4 vendet? Nuk i hyj këtij diskutimi, sepse duhet të bëjmë një analizë të qartë, duke ndjekur edhe ecurinë e hetimeve. Sepse hetimet nuk janë mbyllur, nuk mund të nxjerrim tani konkluzione. Por nga ana tjetër na takon ta ngremë Bankën e Shqipërisë në një nivel krejt tjetër. Votat për anëtarët e KM do t’i japë PS dhe LSI, por megjithatë për kuriozitet aplikimet nuk janë bërë në selinë e PS-së, por në një adresë online.

Është ndarë këshilli 5 me 4 PS-LSI?
Ne nuk ndajmë Këshillat. Ne diskutojmë me njëri-tjetrin, por vendosim mbi bazën e cilësisë së kandidatëve.

Presidenti duhet ta propozojë Guvernatorin nga jashtë Këshillit apo edhe nga jashtë?
Interpretimi është që Presidenti merr nga anëtarët e KM, (Këshilli Mbikëqyrës) dhe bën një propozim. Unë besoj që sigurisht propozimi i takon Presidenti por i kam kërkuar që të konsiderojë kandidaturën të një guvernatori të huaj, të një personalitet. Ka shumë personalitete të cilat kanë integrim, autoritet besueshmëri dhe legjitimit që mund ti shpërbëjnë jo vetëm Bankës së Shqipërisë, por edhe Shqipërisë së tërë.

Mos na dalë si puna e Haxhi Qamilit që shëtiste?
Haxhi Qamili nuk mund të shëtiste ndonjë të denjë, ndërkohë që unë besoj që Bujar Nishani mund të gjejë një Guvernator më të denjë.

Është e vërtetë që i keni propozuar një listë emrash Presidentit?
Unë kam biseduar më shumë se njëherë duke shprehur shqetësimin se është një situatë e jashtëzakonshme dhe nuk është diçka që nuk mund të kapërcehet edhe ligjërisht. Sot banka e Anglisë, banka më e vjetër e botës, Guvernatorin e ka të huaj. Ka shumë eksperienca, që shtete shumë të mëdha i drejtohen personaliteteve të njohura. Unë thash që Presidenti ka mundësinë që të identifikojë profilin e Guvernatorin me autoritet në fushën e bankave qendrore. Ne edhe trajnerin e Kombëtares e kemi të huaj dhe ka funksionuar. Ka plot raste, sepse janë struktura shumë specifike Guvernatori i huaj nuk është diçka e njohur.

Keni një emër konkret për Guvernator?

Unë besoj që është plotësisht e mundur që të identifikohet dhe kemi diskutuar edhe me FMN dhe Bankën Botërore dhe për ta nuk përbën asnjë çudi dhe unë besoj që jo thjeshtë i huaj por një personalitet i huaj do ti jepte BSH gjithçka për ta kapërcyer këtë situatë.

Në rast se Presidenti do tu sjellë një personalitet shqiptar dhe nuk do të jetë bindës do ta rrëzoni?
Unë shpresoj që ky proces të vijojë siç ka filluar. Kemi një mirëkuptime, në vlen duke e krahasua me dekretet që rrëzohen në Kuvend. Tek Guvernatori nuk mund të bëjmë këtë lojë, nuk mundet të punojmë me këtë mekanizëm. Është e rëndësishme të gjejmë një rrugë që propozimi i Presidentit të marrë miratimin e maxhorancës. Në këndvështrimin tonë Guvernatori i ri nuk vazhdon me mandate të ri, por aty ku e la Fullani. Dhe kjo vlen si një fazë që të bëhemi gati për Guvernatotin. Mund të funksionojë që edhe shqiptarëve mund të bëhen zv/guvernatorë dhe më pas të kalojnë në postin e Guvernatorit.

Keni thënë në Vatikan se jeni katolik. Si dolët ju katolik nga Vunoi?
Ju thoni që jam nga fshati i mamasë. Të paska thënë cilësia e kujtesës e kam treguar historinë. unë jam pagëzuar katolik nga gjyshja ime. ka qenë viti 1964 dhe ende nuk ishin mbyllur kishat e xhamitë. historia e familjes time është historia që u shtua bazuar në matësen e gjyshit tim që ishte ortodoks në përkatësi, një njeri që donte jetën dhe gjyshen time që ishte një katolike praktikante. Kisha nuk e lejoi të martohej me të dhe ajo i ka shkruar një letër në Vatikan duke u angazhuar që fëmijët do të ishin katolikë. Edhe babai im ishte pagëzuar katolik.

Bulevardi është dekoruar me martirët e katolikëve. Jeni katolik? Si mund të jeni edhe me këta viktima të komunizmit edhe me këtë pamje tjetër! O je me Papën, o je me Enver Hoxhën?
Këta i kam vënë unë këtu, atje nuk bërtisja unë ( te Enver Hoxha). Çfarë doni ti çojmë policinë këtyre. Këta nuk janë as anëtarë të qeverisë sime. Kurse ne nuk kemi ndërmend të përdorim drurin për këta pleq të cilët shohin ëndrra, të cilët i bashkohen tubimeve dhe nxjerrin një fotografi. E dini se kë shqetëson kjo? Ata që e kanë Enver Hoxhën në kokë. Unë frikën me Enver Hoxhën e kam zgjidhur me zë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button