Ekonomia

Fushata antiinformalitet, 212 biznese deri tani të paregjistruara

Shërbimi i Tatimpaguesit ka asistuar direkt më shumë se 17 mijë tatimpagues, ndërsa numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve arriti në 3500.
Referuar të dhënave të publikuara nga DPT në kuadër të fushatës kudnër informalitetit, mbi 8,200 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin, 3,500 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara dhe janë organizuar 14 takime me komunitetin e biznesit në territor.

Qendra e Thirrjes ofroi shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 4,000 telefonues si dhe përdorues të live chat.

Për dy javët e para të fushatës sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është mudësuar përfundimi i 4,773 kontrolleve (kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra përbëjnë 73 % të totalit, këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 170 milionë lekë gjetje dhe raporti gjetjeve me penalitete është në masën 70% me 30%.

810 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka dhe numrin më të madh me 430 subjekte e ndjekur nga Vlora me 84 dhe Durrësi me 77.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 624 dhe vlera është 488 milionë lekë.

Ndërkohë tatimet informojnë po ashtu se ka nisur procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin. Sipas të dhënave, më shumë se 1000 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Janë verifikuar në terren 6,778 subjekte ku 21% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Referuar statistikave të publikuara nga DPT-ja, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë dy javëve të para të aksionit 323 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 212 subjekte të paregjistruar në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button