Fustanet ikonë të Oscar de la Renta
Ja disa prej fustaneve të mrekullueshme të Oscar de la Renta-s, të cilët kanë parakaluar në Tapetin e Kuq.
“Nuk jam i interesuar për taktikat e shokut. Dua vetëm të bëj fustane të bukur” ka thënë Oscar de la Renta në 1963.
Për 5 dekada, përkushtimi i tij ndaj elegancës femërore e bëri stilistin të famshëm jo vetëm tek Zonjat e Para të ShBA-ve, por edhe tek aktoret e njohura.
“Rrobat e tij kanë qenë në më shumë ndarje çmimesh se Meryl Streep” bëri shaka Michael Bloomberg, teksa i dha Couture Council, një çmim për arritjet e stilistit në fushën e modës përgjatë gjithë viteve.
Është e vështirë të mendosh për një emër aktoreje, të cilën ai nuk e ka veshur, përcjell Anabel. Gjatë viteve, aktoret duke filluar nga Candice Bergen tek Sandra Bullock, Scarlett Johansson, Kerry Washington dhe Amy Adams kanë veshur me krenari veshjet e tij në Tapetin e Kuq.
Ja cilat janë disa prej veshjeve më të paharrueshme, të stiluara prej mjeshtrit të madh të modës.