Politika

Gabriel: Po pengohet reforma në drejtësi. Nuk e kuptojmë bojkotin e Parlamentit

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel shprehu shqetësimin e tij se reforma në drejtësi po pengohet dhe se nuk e kupton bojkotimin e Parlamentit nga opozita.

“Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Shteti ligjor garanton se në qendër të vëmendjes janë interesat e qytetarëve. Reforma në drejtësi po pengohet dhe nuk e kuptojmë se si parlamentarët bojkotojnë Parlamentin”, tha Gabriel në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Pas pak javësh ka zgjedhje dhe normalja është që nëse deputetët janë të pakënaqur me qeverinë, ta tregojnë këtë në fushatën elektorale. Në demokraci, duhet respektuar Kushtetuta dhe shumica. Këtë gjë duhet të bëjnë ato shtete që duan të bëhen pjesë e BE-së. Gjendja duhet ndryshuar përmes zgjedhjeve dhe jo nëpërmjet bojkotit të Parlamentit. Bojkoti nuk është rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin”, shtoi Gabriel.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Gabriel, faleminderit per ndihmen qe po i jep qevria GJermane dhe kancelarja Merkel SHqipeis dhe shqiptareve, ne shum drejtime dhe posacerisht per rreformen ne drejtesi, zbatimin e vettinugut per gjyqetar e prokuror filimisht dhe ne vazhdim per politikanet e lart qe kan abuzuar me ligjet dhe kon ven pasuri duke vjedhur shqiparet. Per fat te keq te qytetareve shqiptar, kjo ndihm, ne menre antikushtetuse po kundershtohet me gjithfar pretedimesh, yclklash qe te mos zbatohet, kryesisht nga PD, Lulezim Basha e Sali Berisha dhe disa lakenj te tyre, qe kan frik ga vettingu.
    Nese vazhdoine ne kerkesa antiligjore dhe kushtetuse dhe smeret parasysh qendrimi dhe ndihmesa e SHBA, Brukselit, i qeveris tuaj zoti minister i qeveris GJermane dhe zonjes Merkel, perjashtoheni nga CDU, vetem ti behet mir SHqiperis dhe shqipaterve, qe presin dit me te mira.
    Edhe ne emigrantet si kudo neper bot, edhe ne SHBA, shpresojm qe nderhyrja e qeveris tuaj , e Kancelares Merkel, dhe drejtuseve kryesor te DASH, BE, dote bej te mundur takimin PS, PD, per te aritur konsesusin e duhur dhe sa me pare, dotiti shikojm deputetet e PD ne parlament, te miratojn Vettingun dhe ligjet e tjera te rreformes ne drejtesi.
    Po keshtu shpresojm qe me daten 7 Maji ne zgjedhjet lokale dhe me 18 Qershor ne zgjedhjet e pergjitheshme, qytetaret te shkojn e te ushtrojn te drejten kushtetuse te qet dhe te sigurt, per te zgjedhur alternativen me te mir qe mendojn per te ardhmen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button