🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,569 ▲ +0.6% ETH $2,101 ▼ -0.04% XRP $1.4154 ▲ +1.09% SOL $88.0500 ▼ -0.51%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gallup: 56 % e të rriturve në Shqipëri përdorin kanalet jashtë bankave për të marrë hua

GallupHuaja jashtë kanaleve bankare mësohet të ketë marrë përmasa të frikshme në Shqipëri sipas një sondazhi nga Gallup Internatonal ka bërë për Bankën Botërore dhe është pasqyruar në gazetën britanike  The Guardian.
Sondazhi thotë se, 56 për qind e të rriturve në Shqipëri përdoren kanalet jashtë bankave për të marrë hua në vitet 2013-2014, një shifër kjo mjaft e lartë ne krahasim me mesataren rajonale 36 për qind. Ndërsa në botë, dy në pesë njerëz morën hua në 2013-14.

Sondazhi tregon se, 43 për qind të huave për emergjenca shqiptarët i kanë marrë nga familjet, 10 për qind i kanë marrë nga punëdhënësit dhe 25 për qind e tyre gjatë nevojave emergjente kanë përdorur kursimet.
Gjithashtu sondazhi tregon se, shqiptarët anë përdorur 25 për qind të këtyre huave për shërbimet shëndetësorë, 12 për qind për arsim, 9 për qind i morën për të blerë shtëpi dhe 4 për qind e tyre për të hapur një biznes.

Sondazhi tregon se, në Shqipëri, financimet gjatë dy viteve të fundit nuk janë siguruar nga bankat dhe sektori financiar, ndryshe nga vendet e tjera.
Sondazhi i Gallup për Bankën Botërore mori në anketim 150.000 të rritur në 143 vende të botës për qasjen në shërbimet financiare.

Gallup evidentoi se huamarrja nga familja në rast emergjence është opsioni më i popullarizuar në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Azinë jug-lindje, Rusia dhe Evropa Lindore me më shumë se 50% e të rriturve në Nigeri, Mauritania, Butan, Turkmenistani, Azerbajxhani, Moldavia, Maqedonia dhe Mali i Zi, pasi kanë pohuar se, ata do të shkojnë së pari për familjen e për fonde emergjente.

Por, ndërsa kreditë për emergjenca janë në rritje në perëndim dhe ka edhe një zgjerim i vazhdueshëm i institucioneve të mikrokreditit në vendet në zhvillim, kredia nuk është rruga më e sigurt për sigurimin e shpejtë të fondeve shpejt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.