☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Amerika

Gara për Presidencën, Cruz bëhet kandidati i parë

Vendi pak rëndësi ka për të, por koha e zgjedhur prej senatorit amerikan Ted Cruz për hyrjen zyrtare në betejën e presidencialeve të vitit 2016 është plot kuptim, pasi synon katapultimin në krye të grupit të konkurentëve për nominimin republikan.

1427105406Cruz-TedDuke u kthyer në kandidatin e parë që vetëdeklarohet zyrtarisht në garë, Cruz shpreson të tërheqë vëmendjen dhe afeksionin e atyre brenda partisë që preferojnë rivalë të tjerë. Strategu republikan Dave Carney thotë: “Parimi është i thjeshtë: ai kërkon të jetë i pari, të hyjë në diskutime, të mos tregojë asnjë shenjë dyshimi apo hezitim. Për ata që janë të parët, ka gjithmonë një avantazh.”

Qëllimin për të hyrë në garën e nominimit, Cruz e bëri publik mëngjesin e sotëm përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Twitter.

“Do të kandidoj për president dhe shpresoj të fitoj mbështetjen tuaj”, sqaroi senatori republikan në një video të shkurtër. 44-vjeçari i zgjedhur në Dhomën e Lartë të Kongresit Amerikan në vitin 2012, u bë i famshëm falë përpjekjeve për të bllokuar fondet e reformës së Barak Obamës në shëndetësi. Taktikat e tij çuan në mbylljen e pjesshme të qeverisë federale, zhvillim ky që e bëri Cruz-in një fjalë me katër gërma aspak të parëndësishme për lidershipin e partisë.

Këto muajt e fundit megjithatë, figura e Cruzit është eklipsuar disi nga kandidatë të tjerë potencialë republikanë në garën fillestare për donatorë, staf, vullnetarë e mbulim mediatik. Në fokus është vendosur sidomos Guvernatori i Wisconsin, Scott Walker, ndërsa me interes shihet edhe alternativa e ofruar nga ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush apo Chris Christie i New Jersey-t.

Të tjerë senatorë republikanë me sytë nga Shtëpia e Bardhë janë Rand Paul dhe Marco Rubio, ndërsa në kampin tjetër pritet gjerësisht shpallja e kandidaturës së Hillary Clinton-it për nominimin e Partisë Demokrate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.