⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 101.58 ▲0.41%
ARI 4,663 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $81,516 ▲ +2.77% ETH $2,300 ▲ +1.98% XRP $1.5039 ▲ +5.8% SOL $92.8600 ▲ +1.97%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.58 ▲0.41 % ARI 4,663 ▼0.47 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.58 ▲0.41 % ARI 4,663 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
15 May 2026
Breaking
Politika

Garanci që nuk do ketë më sherre në Parlament? Gazetari Hoxha zbulon përmbajtjen e Rezolutës për integrimin

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje lidhur me dakordësimin e arritur gjatë seancës plenare në Kuvend ku u votua me 114 vota pro rezoluta per integrimin në BE. Hoxha gjatë fjalës së tij u shpreh se Partisa Socialiste dhe Partia Demokratike herë pas herë mes gjithë tensionit që kanë në Parlament, ata zakonisht ulen dhe diskutojnë për çështje të rëndësishme.

Ai theksoi se gjithashtu ata bien dakord shpesh për këto çështje të rëndësishme teksa përmendi ndryshimet në kod dhe rasti i kësaj të enjte, rezoluta për integrimin në Bashkimin e Evropian.

Hoxha theksoi negociatat për këtë rezolutë nisën që ditën e martë në Komisionin e Politikës së Jashtme me të deleguar nga të dyja palët. Ai shtoi se të dy partitë kanë patur nga dy të deleguar ndërsa zbuloi edhe emrat.

“Atëherë në informacionin që unë kam njëri nga përfaqësuesit është deputeti Malaj që e kam në krah dhe dy përfaqësuesit e tjerë pastaj nga Partia Demokratike ka qenë fillimisht e përcaktuar zonja Albana Vokshi por për shkak të axhendës së saj që nuk ka mundur dot të jetë në Shqipëri, ka qenë në udhëtim është caktuar një person tjetër. Është caktuar zonja Ilda Zhulali që është edhe këshilltare e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kanë qenë po ashtu zoti Edmond Haxhinasto, deputet i Partisë së Lirisë, por tek formacioni opozitar. Nga ana tjetër tek Partia Socialiste ka qenë deputetja zonja Romina Kuko. Pra ky ka qenë grupi i cili ka punuar mbi draftinë e asaj rezolute që u miratua sot në Parlament.

Në informacionin që unë kam qenë dy negociatorët e Partisë Demokratike, ata që së pari kanë punuar mbi draft i cili më pas iu është dorëzuar palës së socialistëve, të cilët po ashtu kanë bërë shtesat dhe korrigjimet e tyre.

Një nga çështjet që ndoshta mori më tepër kohë për t’u dhënë ajo sigla e fundit firmosëse ka qenë çështja e qëndrimit apo pika ku trajtohej qasje që do duhet të kishte mazhoranca për opozitën dhe opozita ndaj mazhorancës në Parlament.

Pra, po ta shohim të gjitha pikat e rezolutës, ka një pikë ku thuhet që në një farë mënyre duhet të lihet pas ajo situatë konfliktuale dhe ai lloj tensioni që ne kemi parë në Parlament gjatë këtyre gjatë këtyre muajve të parë.

Të paktën për çështjet e integrimit ka rezoluta nëse do e marrim si një lloj zotimi e trajton këtë gjë. Pra na e jep këtë lloj garancie që mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kur të vijë fjala për ligjet e integrimit dhe çështje që kanë të bëjnë me avancimin e mbylljes së negociatave, palët do të ulen dhe do i lënë janë qasjet e tyre”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.