☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.36 ▼1.18%
ARI 4,204 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,102 ▲ +0.94% ETH $2,451 ▲ +3.18% XRP $1.3386 ▲ +1.46% SOL $106.4300 ▲ +3.18%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.36 ▼1.18 % ARI 4,204 ▲0.81 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.36 ▼1.18 % ARI 4,204 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

Pamjet me dron zbulojnë strehën e autorit të vrasjes së efektivit në Maliq

Këto janë pamjet me dron që tregojnë vendin ku fshihej 43-vjeçari V.B, 43 vjeç, i cili vrau këtë të enjte, efektivin e forcave ‘Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e këtij të fundit, Edison Adrin, gjatë një operacioni për arrestimin  e tij.

Në pamje shihet stani i izoluar në një zonë të thellë malore, i cili shërbente si vendstrehim për 43-vjeçarin. Objekti ishte i pajisur edhe me kamera sigurie, çka dyshohet se i mundësonte të shumëkërkuarit të monitoronte lëvizjet përreth dhe t’i shmangej forcave të rendit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, 43-vjeçari me inicialet V.B. ka qenë më herët pjesë e ushtrisë.

43-vjeçari ishte në kërkim prej vitit 2016 dhe rezultonte i dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe trafik narkotikësh. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës në vitin 2017 ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pasi policia kishte siguruar informacione të sakta për vendndodhjen e tij. Sipas autoriteteve, efektivët i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por ai ka hapur zjarr ndaj tyre. Nga përplasja me armë humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur efektivi Edison Adri.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autori u plagos dhe u arrestua nga forcat e policisë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.