🌡️
Tiranë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 93.80 ▼2.31%
ARI 4,519 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,289 ▼ -7.2% ETH $1,742 ▼ -7.39% XRP $1.1477 ▼ -7.46% SOL $68.1200 ▼ -9.52%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 93.80 ▼2.31 % ARI 4,519 ▲1.17 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 93.80 ▼2.31 % ARI 4,519 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Boterori

Watkins: Lënia jashtë kombëtares në miqësoret e marsit ishte një këmbanë zgjimi, Anglia ka sulmues të mrekullueshëm – Telesport

Sulmuesi anglez Ollie Watkins deklaroi së lënia jashtë kombëtares në fillim të këtij viti nga trajneri Thomas Tuchel ishte katalizatori për të kapur formën më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi i Aston Villa, pa ëndrrat e tij për Kupën e Botës të varura në fije të perit pasi mungoi në kampin e marsit.

Ai beson se kjo pengesë i dha zjarrit të nevojshëm për të provuar vlerën e tij në skenën e madhe. Në mars, Tuchel nuk e zgjodhi sulmuesin për miqësoret kundër Uruguait dhe Japonisë, një vendim që shumë menduan se do t’i jepte fund shpresave të Watkins për të arritur në Kupën e Botës të ardhshme.

Duke reflektuar, Watkins pranoi se ajo ishte një këmbanë zgjimi: “Të them të drejtën, para kampit të marsit, kisha filluar të përmirësoja formën time. Shënova një gol të rëndësishëm dhe pata disa performanca të shkëlqyera në Europë. Forma ime po fillonte të përmirësohej”.

Ndonjëherë, kur diçka të hiqet, e kupton sa e rëndësishme është dhe të jep atë zjarr në bark për t’u rikthyer dhe për t’u treguar njerëzve se çfarë mund të bësh”, tha Watkins, që më pas pati një seri të frytshme prej 11 golash në 12 ndeshje. Falë golave të tij ekipi siguroi Champions league dhe fitoi Europa League.

Pavarësisht formës së tij të shkëlqyer, Watkins përballet me konkurrencë të fortë për minuta pas kapitenit Harry Kane. Ivan Toney mbetet një rival i drejtpërdrejtë, i sapoardhur nga një sezon i frytshëm ku shënoi 42 gola në të gjitha garat për ekipin saudit Al-Ahli.

Të gjithë kanë një rol për të luajtur në këtë garë, qoftë në fazat e hershme, në fazat e mëvonshme. Thjesht duhet të jemi gati dhe të gjithë po punojmë së bashku si një ekip për të arritur diçka të veçantë. Mendoj se është mirë, unë dhe Ivan jemi lojtarë të ndryshëm dhe kjo është e nevojshme, duhet të kesh shkathtësi”, deklaroi sulmuesi.

Ivan është një golashënues i provuar, ai e ka treguar këtë gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe në Evropianin e fundit, pati raste kur ai hyri në fushë kur ekipi kishte nevojë për të, dhe pastaj pata momentin tim. Mendoj se është e mahnitshme që e kemi Toney këtu pasi ai është një golashënues klinik“, tha Watkins.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.