Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, do të ruhet nga Garda e Republikës. Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave një ditë më parë është botuar sot në Fletoren Zyrtare.
Sipas vendimit, në listën e personaliteteve dhe objekteve që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës do të jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë.
”Garda e Republikës ruan dhe mbron ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri. Garda e Republikës ruan dhe mbron objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë mbron ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri”, thuhet në vendim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.