☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.95 ▼1.67%
ARI 4,724 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,615 ▼ -0.17% ETH $2,141 ▼ -2.24% XRP $1.4511 ▼ -0.64% SOL $88.9900 ▼ -0.94%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.95 ▼1.67 % ARI 4,724 ▲2.56 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.95 ▼1.67 % ARI 4,724 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gati projektligji për regjistrimin e emigrantëve

Qeveria do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve që jetojnë në emigrim.

Projektligji do të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t’i garantohet çdo shtetasi shqiptarë, që jeton jashtë Shqipërisë shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e votës.

Në realizimin e kësaj nisme është angazhuar Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe dy ministrat përkatës dhanë disa detaje në një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të hënë.

“Regjistri për shqiptarët që jetojnë jashtë është një hap konkret për të garantuar të drejtën e votës për ta. Ligji hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe hapin e parë për garantimin e së drejtës së votës”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore kur të kontaktohen prej tyre. Ai tha se barra për t’u garantuar emigrantëve shërbimet i kalon shtetit shqiptar.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi nismën si tregues të vullnetit të maxhorancës për t’u kthyer mbrapsht borxhin që shteti u ka qytetarëve të vet që kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit në këto dy dekada.

“Synojmë evidentimin dhe identifikimin e shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë për t’u ofruar shërbimet dhe më pas gradualisht të jetësojmë edhe të drejtën e votës”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.