☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.98 ▼0.58%
ARI 5,016 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,923 ▼ -1.71% ETH $2,319 ▼ -1.71% XRP $1.5172 ▼ -1.63% SOL $94.4900 ▼ -1.49%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare

Nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane UNIONE SARDA i ka kushtuar një artikull historisë së mafiave shqiptare. Sipas UNIONE SARDA, historia e krimit të organizuar shqiptar nis nga një boshllëk pushteti, ku në fillim të viteve ’90 regjimi komunist i Enver Hoxhës sapo ishte rrëzuar dhe Shqipëria gjendej pa struktura të forta ekonomike dhe forca rendi të papërgatitura.

Gazeta italiane thekson se momenti kyç vjen në vitin 1997, ku dështimi i skemave piramidale zhduk kursimet e qindra mijëra familjeve, shpërthejnë revolta, depot ushtarake plaçkiten dhe miliona armë dalin jashtë kontrollit. UNIONE SARDA shkruan se në atë kaos lindin dhe forcohen grupe kriminale të afta të zënë hapësirat e lëna bosh nga shteti.

Në artikull përshkruhen gjithashtu hap pas hapi, zgjerimet e mafias shqiptare dhe Italia cilësohet si porta e parë për ta. Sipas UNIONE SARDA, bashkë me fluksin e emigrantëve dhe krahas atyre që kërkonin punë dhe stabilitet u futen edhe rrjete kriminale në formim.

Gjithashtu afërsia gjeografike dhe rrugët e shkurtra detare e bëjnë Italinë platformën ideale. Më tej në artikull thuhet, se në fillim bëhet fjalë për krime të përhapura: vjedhje, grabitje, shfrytëzim prostitucioni, por që në mesin e viteve ’90, grupet shqiptare fitojnë një rol strategjik në trafikun e heroinës përgjatë rrugës ballkanike.

UNIONE SARDA vë në dukje se ndryshe nga mafiet tradicionale italiane, kriminaliteti shqiptar nuk ka një strukturë unike dhe të dallueshme. Pra mafiat shqiptare nuk ekziston një “kupolë” e centralizuar, por bëhet fjalë për klane familjare, të lidhura nga gjaku dhe territori.

Artikulli i UNIONE SARDA:

Historia e kriminalitetit të organizuar shqiptar nis nga një boshllëk pushteti. Jemi në fillim të viteve ’90: regjimi komunist i Enver Hoxhës sapo është rrëzuar dhe Shqipëria gjendet pa struktura të forta ekonomike, me institucione të brishta dhe forca rendi të papërgatitura.

Momenti kyç vjen në vitin 1997. Dështimi i skemave piramidale zhduk kursimet e qindra mijëra familjeve. Shpërthejnë revolta, depot ushtarake plaçkiten dhe miliona armë dalin jashtë kontrollit. Në atë kaos lindin dhe forcohen grupe kriminale të afta të zënë hapësirat e lëna bosh nga shteti.

Italia si porta e parë

Në të njëjtat vite, mijëra qytetarë shqiptarë kalojnë Adriatikun. Imazhi i anijes Vlora, e mbushur me emigrantë në portin e Barit, mbetet një simbol i atij eksodi. Brenda këtyre flukseve emigratore, krahas atyre që kërkonin punë dhe stabilitet, futen edhe rrjete kriminale në formim.

Afërsia gjeografike dhe rrugët e shkurtra detare e bëjnë Italinë platformën ideale. Në fillim bëhet fjalë për krime të përhapura: vjedhje, grabitje, shfrytëzim prostitucioni. Por që në mesin e viteve ’90, grupet shqiptare fitojnë një rol strategjik në trafikun e heroinës përgjatë rrugës ballkanike.

Me kalimin e kohës vjen rritja cilësore: menaxhim i drejtpërdrejtë i ngarkesave të kanabisit të kultivuar në Ballkan, hyrje në tregun e kokainës, bashkëpunim i qëndrueshëm me organizata italiane. Nuk janë më thjesht punëtorë krahu, por partnerë të besueshëm në logjistikë dhe shpërndarje.

Strukturë fleksibile, lidhje familjare

Ndryshe nga mafiet tradicionale italiane, kriminaliteti shqiptar nuk ka një strukturë unike dhe të dallueshme. Nuk ekziston një “kupolë” e centralizuar. Bëhet fjalë për klane familjare, të lidhura nga gjaku dhe territori.

Forca e tyre qëndron në kompaktësinë e brendshme dhe aftësinë për të lëvizur shpejt mes vendeve të ndryshme. Rrjetet në Itali dhe në pjesën tjetër të Evropës sigurojnë mbështetje logjistike, kontakte dhe mbulim. Çdo grup vepron relativisht në mënyrë autonome, por ruan lidhje me vendin e origjinës.

Një tjetër tipar dallues, sidomos në vitet ’90, ka qenë dhuna e drejtpërdrejtë dhe demonstrative: larje hesapesh, rrëmbime, përplasje të armatosura. Me kalimin e kohës, shumë organizata kanë zgjedhur një profil më të ulët, duke u fokusuar te trafiqet fitimprurëse dhe pastrimi i parave.

Një aktor i qëndrueshëm në narkotrafikun europian

Sot kriminaliteti i organizuar shqiptar konsiderohet ndër më dinamikët në Europë. Hetimet ndërkombëtare tregojnë aftësinë për të kontrolluar segmente të tëra të zinxhirit të kanabisit në Ballkan dhe për të negociuar drejtpërdrejt me furnitorë nga Amerika Latine për kokainën.

Karakteristika kryesore është rrjeti: grupe të shpejta, pa një markë të vetme, por me një identitet të fortë komunitar. Një fenomen i lindur nga kolapsi institucional i viteve ’90 që, brenda një brezi, është shndërruar në një protagonist të heshtur, por qendror të kriminalitetit ndërkombëtar.

Narkotrafiku dhe lidhjet me mjedise shqiptare: tre mega-hetimet në Sardenjë

Në dhjetë vitet e fundit, Sardenja është shfaqur disa herë në dosjet e Prokurorisë Antimafia të Kaljarit për trafiqe droge me lidhje drejt zonës ballkanike.

Nuk del në pah një “mafie shqiptare” e rrënjosur në ishull me kontroll territorial, por tre operacione tregojnë një vijë të përbashkët: grupe operative në Sardenjë të përfshira në rrjete më të gjera me lidhje me mjedise të kriminalitetit shqiptar.

2016 – Operacioni “Polo Est”

Është rasti i parë i strukturuar. Hetimi çon në arrestimin e 30 personave, italianë dhe shqiptarë, për organizim të trafikut ndërkombëtar të drogës. Arrestohet edhe një i arratisur shqiptar, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar. Pamja që del është ajo e një trafiku ndërkombëtar me bazë operative edhe në ishull.

2023 – “Family & Friends”

Prokuroria Antimafia koordinon 40 masa sigurie (22 në burg dhe 18 në arrest shtëpie) ndaj një organizate të përkufizuar si italo-shqiptare. Sipas hetuesve, kokaina vinte edhe nga Shqipëria, ndërsa hashashi nga Spanja. Qarkullimi i parave vlerësohet rreth 15 milionë euro. Aktiviteti ishte i përqendruar mes Kaljarit, Kuartusë dhe veriut të Sardenjës, me shtrirje në disa rajone italiane.

2025 – Operacioni “Termine”

Është hetimi më i fundit dhe më i gjerë: 71 masa sigurie në një çështje për narkotrafik ndërkombëtar. Burimet flasin për dy organizata të rrënjosura në Sardenjë, të lidhura me mjedise të kriminalitetit shqiptar aktiv në Toskana dhe Veneto. Operacioni çoi edhe në sekuestrimin e mbi 50 kilogramëve hashash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.