Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë.
Pumo thekson se Kremlini e priste këtë takim prej dy-tre muajsh dhe se u parapri nga një drekë dy-orëshe e delegacionit amerikan në një nga restorantet më luksoze të Moskës.
Misha Pumo nënvizon se në delegacion përmendet edhe prania e një përfaqësuesi të Senatit amerikan, i cili ka qenë nismëtar i sanksioneve ndaj Rusisë.
“Do të thoja që sigurisht që ka pasur interes të madh për këtë takim. Një takim i pritshëm që Kremlini e ëndërronte dhe e priste për muaj të tërë, do të thoja të paktën dy-tre muaj i prisnin Kushnerin edhe Witkoff-in në Moskë. Vazhdimisht edhe Ministria e Jashtme bënte deklarata të ndryshme.
Pritshmëria e këtij takimi gjithsesi nuk ishte shumë e madhe, pasi edhe ngjarjet në front, edhe zhvillimet e ndryshme në luftën e dronëve, edhe situata gjeopolitike dhe reagimet e ndryshme nëpër botë nuk i lënë në momentin aktualisht shumë vend paqes, për fatin e keq.
Edhe bisedimet vetë Putini deklaroi që këto bisedime priten. Në fillim të bisedimeve deklaroi që këto bisedime priten të jenë të vështira. Pavarësisht se takimi ishte shumë i përzemërt, për 3 orë e 10 minuta ata folën me përzemërsi. Përpara kësaj, rreth 2 orë të tëra, përfaqësuesit amerikanë ishin në një nga restorantet më luksoze të Moskës për të ngrënë drekën. Pra, pritja ishte shumë mikpritëse për ta dhe sigurisht që ata ndihen në shtëpinë e tyre në Moskë, do thosha, për Kushnerin dhe për Witkoff-in.
Por kryesorja këtu është se përveç Witkoff dhe Kushner, së bashku me ta, pjesë e delegacionit flitet që ka qenë një përfaqësues i Senatit amerikan. Ai është një nismëtar i sanksioneve ndaj Rusisë. Pra, ka mundësi që ai të ketë vajtur në Rusi sigurisht me udhëzimin e Trump-it, por jo me kërcënime për vendosjen e sanksioneve”, tha Pumo.
Sipas tij, Rusia po kërkon të negociojë nga pozita e forcës për shkak të zhvillimeve në front. Sa i përket qasjes amerikane, Misha Pumo tha se Jared Kushner u shpreh në mbështetje të një takimi trepalësh midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së me qëllim që palët të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ndalimin e konfliktit.
“Ndoshta palët ranë dakord për t’u takuar sërish. Pra, nga Moska një propozim paqeje si i tillë nuk besoj se ka vajtur. Mund të ketë vajtur por me kushtet e Rusisë, por që sigurisht është vështirë të pranohet nga Ukraina, që nuk ka pranuar edhe më përpara në kushte më favorizuese. Të paktën kështu deklaron edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kur deklaroi që: “Në Anchorage atëherë unë bëra gjithçka të mundur që humbjet për Ukrainën të ishin minimale”.
Tani situata është e tillë që edhe vetë Kushner deklaroi që do të përshëndetej… “Edhe neve amerikanët”, tha ai, “jemi për një takim trepalësh tashmë mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mua më pëlqen kur të gjitha palët flasin me njëra-tjetrën rusisht”, tha ai. Është një gjë interesante”, u shpreh Misha Pumo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.