Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona të bashkisë.
Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë familjeve të prekura, ndërsa thekson se prioritet mbetet rikthimi i energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe normalitetit në zonat e dëmtuara.
Njoftimi i plotë:
“Po punojmë për normalizimin e situatës pas zjarrit!
Sot, me stafin e bashkisë të ngritur për menxhimin e situatës, po vijojmë me inspektikimin në terren, në zonat më të dëmtuara nga zjarri. U ndalëm pranë familjeve më të prekura dhe biseduam nga afër me banorët për situatën dhe nevojat e tyre.
Në terren, grupet e Bashkisë po bëjnë konstatimin e dëmeve, së bashku me grupin e verifikimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Bashkë me ekipin ne terren ka qene edhe Ministrja për Marrëdhënit me Parlamenti, Erjona Ismaili.
Prioritet është edhe rikthimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me ujë në të gjitha zonat e prekura. Gjithashtu, rrugët janë hapur dhe qarkullimi është rikthyer ne normalitet te plote.
Tashmë puna vijon në terren. Grupet e Bashkisë, në bashkëpunim me institucionet qëndrore, po evidentojnë dhe dokumentojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarri, në mënyrë që situata të vlerësohet me përgjegjësi dhe çdo familje e prekur të marrë mbështetjen e nevojshme.
Në këto momente të vështira, prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve dhe të rikthejmë sa më shpejt normalitetin në çdo zonë të prekur”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.