Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,880 ▼ -0.13% ETH $2,051 ▼ -0.37% XRP $1.3151 ▼ -0.14% SOL $80.2200 ▲ +1.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Gazi, TAP dhe TANAP si alternativat më të mira

aaaGazsjellësi Trans Anatolian (TANAP) dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), si pjesë përbërëse e Korridorit Jugor që do të transportojë gaz në Europëpërmes detit Kaspik janë dy alternativat më të mira në krahasim me projektin e Rusisë “Turkish Stream”.
Ariel Cohen, kërkues në qendrën “Atlantic Council’s Global Energy” dhe në “Dinu Patriciu Eurasia” thotë se këto projekte janë në përputhje me qëllimin e Paketës së Tretë të Eneregjisë të BE- së dhe kjo mund të shërbejë si një avantazh kundrejt projektit të Rusisë.

Cohen, i cili është edhe drejtori i Qendrës për Energji, Burime Natyrore dhe Gjeopolitikë në Institutin për Analizë dhe SiguriGlobale.
Negociatat mes Rusisë dhe Turqisë mbi projektin e gazsjellësit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Projekti parashikonte ndërtimin e një tubacioni të gazit nga Rusia në Turqi nëpërmjet Detit të Zi. Megjithatë, ministri rus i Energjisë Alexander Novak sërishkonfirmoi interesin e vendit për projektin Turkish Stream në rast se pala europiane dhe ajo turke janë të interesuara.

Cohen theksoi se TAP është një komponent i rëndësishëm i nismës së Korridorit Jugor të Gazit, pasi kjo do të lidhë Azinë dhe Europën. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë. Nëafërsisht 870 km TAP do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, duke kaluar në Greqi dhe Shqipërinë,në detin Adriati e në Itali.
Projekti TANAP parashikon transportimin e gazit nga fusha e Shah Deniz nga kufiri gjeorgjian-turk në kufijtë perëndimore të Turqisë.
Cohen thotë se është e rëndësishme për TAP që të përmbush rolin e tij për sigurimin e e gazit, duke ulur varësinë nga Rusia. Në këtë mënyrëGazprom nuk do të shfrytëzojë politikën e dyerve të hapura.

Edhe pse vetëm tre vende janëtë përfshira drejtpërdrejt në projektin TAP, numri i vendeve që mund të përfitojnë nga zbatimi do të rritet.
Cohen thotë se në fillim të vitit 2014, Turqia dhe Bullgaria ranë dakord për të ndërtuar një tubacion 114 kilometra që lidh rrjetet e shpërndarjes të gazit natyror të të dy vendeve, e cila do të mundësonte furnizimin e volumeve shtesë nga Shah Deniz në Europë. “ Kjo linjë do të përmirësonte sigurimin e energjisë për vendet e Detit të Zi, veçanërisht për Bullgarinë”, thotë Cohen.

Kjo nismë parashikon ndërtimin e interkonjeksionit Greqi-Bullgari (IGB), që do të furnizohet me gaz nga TAP. Bullgaria, Rumania dhe Hungaria, veçanërisht dy të fundit, janë vendet më të ekspozuara të BE-së në drejtim të sigurisë së furnizimit me gaz.

Sipas Cohen ndërtimi i një gazsjellësiJonian-Adriatik (IAP) dhe Unaza e Ballkanit Perëndimor (ËBR) që do të lidh TANAP dhe TAP do të lehtësojë varësinë e këtyre vendeve nga furnizimet ruse. Zyrtarët turq kohët e fundit njoftuan se është duke u diskutuar ndërtimi i një ndërlidhësi shtesë në Hungari nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

“Nëse realizohet, ky plan do të ndikojë në hegjemoninë e Gazpromit në Europën Jugore, duke përfshirë Ballkanin, si dhe në përmirësimin e stabilitetit brenda rajonit,” tha Cohen. Sipas tij realizimi i projektit IGB do të eliminojë nevojën për ringjalljen e projektit Nabucco West.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.