Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.93 ▲3.73%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,863 ▼ -1.14% ETH $2,178 ▼ -2.88% XRP $1.3327 ▼ -3.5% SOL $81.9300 ▼ -3.18%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

“Gazprom”-i konfirmon pagimin e gjysmës së borxhit të gazit nga Kievi

gazpromKompania ruse e gazit, “Gazprom”, konfirmoi sot pagimin e një pjese të borxhit nga Ukraina, që duhet të paguajë paraprakisht për volumet e gazit për të cilat ka nevojë, që të rifillojnë livrimet.

Sipas marrëveshjes së arritur të enjten e kaluar në Bruksel, operatori kombëtar ukrainas “Naftogaz” njoftoi sot se ka paguar 1,45 miliardë dollarë nga borxhi prej 3,1 miliardë dollarë që Kievi duhet të shlyejë deri në fund të vitit.

“Gazprom’-i morri nga ana e bankave konfirmimin e transferimit të këtyre fondeve”, njoftoi kompania ruse në një komunikatë.

Rusia ndërpreu në qershor livrimin e gazit në Ukrainë, që refuzonte rritjen e çmimit të vendosur nga “Gazprom”-i. Ky konflikt ngjalli tek Evropianët frikën për një çrregullim në furnizimet që tranzitojnë nga territoret Ukrainase gjatë dimrit.

Në marrëveshjet që u biseduan, Ukraina duhet të paguajë borxhin që ka, dhe u ra dakort mbi modalitetet e pagimit të livrimit të gazit deri në mars 2015.

Borxhi prej 3,1 miliardë dollarë duhet të shlyhet në dy faza, faza e parë sapo përfundoi, faza e dytë për pagimin e 1,65 miliardë dollarë do të paguhet deri në fund të vitit.

Në marrëveshjen e arritur, Rusia ra dakort që të rishikojë çmimin e gazit të cilin e rriti pas ardhjes në pushtet të properëndimorëve në Kiev. Kryeministri Dimitri Medvedev nënshkroi të shtunën një dekret që vendos çmimin e gazit në 378,22 dollarë për një mijë metra kub deri në datën 31 mars 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.