🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.79 ▼0.55%
ARI 4,719 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,120 ▼ -1.09% ETH $2,128 ▼ -1.46% XRP $1.3214 ▼ -2.39% SOL $80.4100 ▼ -2.64%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.79 ▼0.55 % ARI 4,719 ▲0.73 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.79 ▼0.55 % ARI 4,719 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gërdeci, Balla: Vendimi i gjykatës së Floridas, qasja e duhur për drejtësinë e re në Shqipëri

“Drejtësia amerikane konstaton me keqardhje faktin që në Shqipëri drejtësia është marrë vetëm me peshqit e vegjël dhe nuk u mor kurrë me ata që e organizuan, mbështetën dhe përfituan financiarisht nga fabrika e vdekjes në Gërdec”.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediet.

“Nuk ka asnjë dyshim që edhe për drejtësinë shqiptare, vendimi i gjykatës së Floridës është model i një qasje se si duhet të ketë drejtësia e re në Shqipëri qasjen ndaj tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën qindra të tjerë nga një krim shtetëror, për të cilin nuk ka asnjë dyshim që ishte i i organizuar nga kryeministri i asaj kohe dhe nga falangat e tij, qofshin familjarë, apo në qeverisje”, tha Balla.

Vendimi i gjykatës amerikane, sipas Ballës, “është mësim shumë i mirë për drejtësinë e re shqiptare që po lind se, si duhet rihetuar dhe si duhet gjykuar çështja e Gërdecit”.

“Nëse zotëria realisht pretendon se është i pafajshëm, le të jetë i disponueshëm për t’u gjykuar dhe hetuar si e meritojnë të gjithë ata që kanë përgjegjësi për vrasjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, të cilët ishin marrë në punë nga ata që e kishin ngritur atë”, tha Balla.

Sipas tij, reforma në drejtësi e ka bërë të qartë se politika nuk ka më asnjë lloj ndikimi mbi drejtësinë. “Nuk jam këtu të them se si do të hetohet e do të gjykohet, por them se kush mendon se drejtësia harron e ka shumë gabim”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.