☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,038 ▲ +0.24% ETH $2,284 ▲ +1.9% XRP $1.3540 ▼ -0.07% SOL $84.7600 ▼ -0.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gërmime vlerësuese në Kozarevë-Serbi, kërkohen të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Vazhdojnë sot gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së përfunduar në pranverën e vitit 1999. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka pranuar njoftimin dhe ftesën për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë të Novi Pazarit, Serbi.
Gërmimet vlerësuese është planifikuar të realizohen në 7 e 8 gusht 2015, sipas njoftimit të dorëzuar nga Delegacioni i Serbisë përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka mirëpritur njoftimin për vazhdimin e punimeve në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, duke u shprehur se, “ndërprerja e punimeve në muajin prill dhe pritja për më shumë se tre muaj ishte shqetësuese për institucionet tona, e në veçanti për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur” dhe se, “varësisht nga rezultati i gërmimeve do të vendoset për hapat dhe punën e mëtejshme rreth këtij rasti”.
Bëhet e ditur se, ndërkohë, gërmime vlerësuese janë realizuar në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë dy javëve, nga ana e ekspertëve vendorë dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucioneve tjera të vendit.
Foto1-(1)Në kërkimet e të zhdukurve të Kosovës në varreza masive në Serbi, gjatë operacionit të zhvarrosjes, i cili ka zgjatur 2 muaj në Rudnicë të Rashkës – prej prillit deri në qershor 2014, janë gjetur mbetjet e 54 personave. Mendohet se atje janë groposur, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve, së paku 250 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Në Kosovë pas luftës së para mëse 16 viteve kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur, ndërsa  janë ende mëse 1650 të pagjetur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.