Gjebrea: 970 familje kanë marrë dëmshpërblim për përmbytjet
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea deklaroi të shtunën se 970 familje kanë marrë dëmshpërblimin për përmbytjet.
Në një deklaratë për shtyp nga ministria e Punëve të Brendshme, Gjebrea tha se qeveria e ka akorduar fondin për dëmshpërblimet e familjeve të prekura nga përmbytjet në jug të vendit në fillim të muajit shkurt dhe e ka dërguar në njësitë e qeverisjes vendore.
Sipas saj, edhe pse është akorduar fondi shumë prej familjeve nuk e kanë marrë dëmshpërblimin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.