Kronika
Gjendet i vdekur në barakë i moshuari
Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme. Sipas policisë, viktima është Anesti Simaku, rreth 80-vjeç. Ai është gjetur i pajetë në rrugën Korçë-Voskopojë, në afërsi të një barake.
Nga verifikimet paraprake, rezulton se ky shtetas, nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.