Kronika
Gjendet në Astir “Range Roveri” i vjedhur në parkingun e aeroportit, identifikohen grabitësit
Këta dy shtetas dyshohen se në orët e para të datës 07 qershor të këtij viti kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti si dhe pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.