Bota
Gjendet një nga kutitë e zeza të avionit malajzian
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/aa25.jpg)
Një nga kutitë e zeza të avionit malajzian që u rrëzua dje në Ukrainë me 298 persona në bord, i goditur nga një raketë tokë-ajër sipas ekspertëve amerikanë, u gjet në vendngjarje. Sidoqoftë, ajo nuk mund të zbulojë origjinën e goditjes së supozuar të raketës, që autoritetet ukrainase dhe separatistët prorusë fajësojnë njëri-tjetrin.