Bota

Gjermani: Nuk do të marrim pjesë në sulmet e ardhshme amerikane në Siri

Avionët gjermanë nuk do të asistojnë më asnjë sulm amerikan në Siri, deklaroi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen.

“Avionët gjermane kanë një rol të përcaktuar qartë në koalicionin kundër terrorizmit, që përkon me grumbullimin e informacionve për misione kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik”, tha Von Der Leyen për televizionin gjerman SWR.

Ajo theksoi se “planet ishin për të luftuar kundër ISIS-it”.

“Kjo nuk ka të bëj aspak me çështjen e armëve kimike”, vazhdoi Von Der Leyen.

Ajo deklaroi gjithashtu se “SHBA-ja nuk i ka kërkuar Gjermanisë asnjë asistencë për sulmet me predha kundër bazës ajrore Siriane të premten”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button