Gjermania forcon praninë detare në Atlantikun e Veriut
Gjermania po rrit praninë e saj detare në Atlantikun e Veriut për të lehtësuar aleatët e saj, tha sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ndodhet për një vizitë në Singapor.
”Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po ripozicionon destrojerin e saj ‘HMS Dragon’ në Mesdhe, fregata gjermane ‘Sachsen’ do të vendoset si anija kryesore e task forcës së përhershme të NATO-s”, shtoi Pistorius.
Zyrtari gjerman tha se e kishte diskutuar këtë me homologun e tij britanik, John Healey.
Përveç kësaj, Marina Gjermane do të vendosë një fregatë tjetër, ”Brandenburg”, në Atlantikun e Veriut.
Kjo shihet si një përgjigje ndaj aktiviteteve ushtarake të Rusisë në rajon, megjithëse nuk janë dhënë detaje zyrtare.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur ”HMS Dragon” në Mesdheun lindor për shkak të situatës mes luftës izraelito-amerikane kundër Iranit.
Pas një sulmi me dron në një bazë britanike në Qipro, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca përforcuan praninë e tyre në rajon./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.