Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,836 ▲ +0.83% ETH $2,241 ▲ +0.9% XRP $1.3454 ▲ +0.2% SOL $84.1200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Gjermeni: Raporti “Doing Business”, tregues që po ecim në rrugë të mbarë

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni foli mbi raportin “Doing Business” të Bankës Botërore, duke theksuar se “thjeshtimi i procedurave për lejet e ndërtimit është reforma më e vlerësuar” në këtë raport.

“Vlerësimi i Bankës Botërore është një tregues i qartë se ekonomia shqiptare po ecën në rrugë të mbarë. Distanca e Shqipërisë përkundrejt praktikave “Të bësh biznes”, ka patur një përmirësim të dukshëm. Vlerësimi në këtë raport i jep rëndësi reformave të kryera nga Qeveria Shqiptare në këto 3 vite për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Sipas raportit të BB-së, reforma në thjeshtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit, ka sjellë rikuperimin e 83 vendeve”, tha Gjermeni.

3 vite më parë, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Territorit ishte një institucion që funksiononte pa rregulloret përkatëse. MZHU në këto 36 muaj përmirësoi legjislacionin në fushën e lejeve të ndërtimit dhe thjeshtimin e procedurave në këtë sektor. Prej 1 shtatorit 2016, sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është i detyrueshëm për të gjithë, qytetarë dhe profesionistë të licencuar. Sistemi elektronik i lejeve mundëson realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop). Thjeshtuam procedurat dhe dokumentat për t’u pajisur me leje ndërtimi, duke përcaktuar afate të shkurtra për shqyrtimin e aplikimeve. Në sistemin online për aplikim për leje ndërtimi janë të lidhura: 61 bashki, 19 ministri, dhe 15 institucione publike, qendrore dhe vendore. Kjo procedurë rrit përgjegjshmërinë e autoriteteteve publike, llogarit afatet për secilën prej institucioneve, shkurton sorollatjen e qytetarëve në zyra publike. Jemi të vendosur për të çuar përpara reformat e nisura për të siguruar rezultate të mëtejshme për përmirësimin e treguesit të lejeve të ndërtimit”, shtoi ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.